Pesëvjeçarja nga Anglia dëshiron “të pushtojë” pikën më të lartë në Afrikën e Veriut

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një vajzë pesëvjeçare dëshiron të ngjitet në majën më të lartë në Afrikën e Veriut pasi pushtoi tre majat më të larta në Angli, Skoci dhe Uells, shkruan BBC, përcjell Katror.info.

FOTO: PA MEDIA

Serene Price vitin e kaluar u bë personi më i ri që mori pjesë në sfidën British Three Peaks in 48 Hours. Por alpinistja e vogël nuk ndalet me kaq dhe tani, me babanë e saj 44-vjeçar, një alpinist me përvojë, ajo planifikon të pushtojë majën Toubkal në Marok, pikën më të lartë në Afrikën e Veriut.

FOTO: PA MEDIA

Karriera e saj në alpinizëm filloi në moshën tre vjeçare, kur ajo u ngjit në tre maje të Uellsit, në një rrugë 17 kilometra të gjatë, raporton BBC. Në pikat më të larta të Anglisë, Skocisë dhe Uellsit, një rrugë 23 kilometra e gjatë, ajo ungjit në moshën 5-vjeçare dhe pjesa e saj e preferuar e asaj ndërmarrjeje ishin pamjet dhe qëndrimi me të atin alpinist.

FOTO: PA MEDIA

Kur të rritet, Seren dëshiron të jetë një yll rocku dhe një mjeke. Ajo tashmë e “filloi” karrierën e saj mjekësore gjatë ngjitjes në Ben Nevis, maja më e lartë në Skoci, kur paralajmëroi babanë e saj se duhej të ndihmonin një alpiniste të rraskapitur. Ata thirrën shërbimin e shpëtimit malor dhe e ndihmuan gruan të shkonte në një vend ku mund ta merrte helikopteri.

Share This Article