Të jesh politikan nuk është një punë e lehtë, aq më pak të kesh përgjegjësinë e të qenit kryeministër apo president. Disa nga këta burra dhe gra u kanë shërbyer vendeve të tyre për shumë vite, në kohë të mira dhe të këqija, dhe e kanë ndjerë peshën e pushtetit. Por ndërsa disa tregojnë shenja të qarta të plakjes, të tjerët nuk duket se janë prekur fizikisht nga stresi.
Boris Johnson – Kryeministri britanik mori detyrën në vitin 2019 dhe udhëhoqi negociatat e vendit për Brexit pasi Britania e Madhe u largua nga Bashkimi Evropian.
Vladimir Putin – Ndërmjet viteve 2000 dhe 2022, Putin ka shërbyer si president dhe kryeministër i Rusisë.
Emmanuel Macron -Emmanuel Macron ka shërbyer si president i Francës që nga viti 2017.
Justin Trudeau – Justin Trudeau ka shërbyer si kryeministër i Kanadasë që nga viti 2015.
Volodymyr Zelensky – Ish-komediani i bërë president i Ukrainës ka qenë në pushtet që nga 20 maji 2019. Ka qenë një udhëtim i vështirë për Volodymyr Zelensky .
Jair Bolsonaro – Presidenti brazilian mori detyrën në vitin 2019. Përafërsisht tre vjet i ndajnë këto dy foto.
Narendra Modi – Kryeministri aktual i Indisë mori detyrën për herë të parë në vitin 2014. Modi nuk ka ndryshuar shumë nga ana vizuale madje mund te thuhet se duket më mirë.
Mark Rutte – Politikani holandez ka qenë kryeministër i Holandës që nga viti 2010. Mbi 10 vjet i ndajnë këto dy foto.
Angela Merkel – Angela Merkel shërbeu si kancelare e Gjermanisë nga viti 2005 deri në vitin 2021. Numri i viteve të politikës mund të shihet në fytyrën e Merkelit.
Barack Obama – Obama ishte presidenti i 44-të i Shteteve të Bashkuara. Ai ishte në detyrë nga viti 2009 deri në vitin 2017.
Donald Trump –Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara ishte në detyrë nga viti 2017 deri në vitin 2021.
Nelson Mandela – Udhëheqësi politik anti-aparteid bëri histori duke u bërë presidenti i parë me ngjyrë i zgjedhur në mënyrë demokratike i Afrikës së Jugut, nga viti 1994 deri në 1999.