Peshëngritja mund ta humbasë vendin në Lojërat Olimpike

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
[vplayer id=”181117″]

Peshëngritja mund ta humbasë vendin në edicionin e ardhshëm të Lojërave Olimpike nëse në hetimet që po bëhen në Federatën Botërore të Peshëngritjes (IWF), zbulohet më tepër korrupsion, ka njoftuar Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) të mërkurën.

Në një raport të pavarur javën e kaluar është thënë se IWF është dëmtuar nga një korrupsion me dekada i orkestruar nga ish-presidenti Tamas Ajan.

Këtu është përfshirë blerja e votave, mbulime për doping dhe shuma milionëshe të hollave të përvetësuara. Ajan ka mohuar akuzat.

“Ne jemi shumë të shqetësuar dhe shokuar nga ky raport. Ne kemi bërë shumë të qartë se pavarësisht nga rezultatet e hetimeve, kemi të drejtën për të masa të ndryshme përfshirë edhe largimin e peshëngritjes nga Lojërat Olimpike”, ka thënë kreu i IOC-së, Bach.

Hungarezi 81-vjeçar Ajan, ish-anëtar i IOC-së, ka qenë te IWF-ja që nga mesi i viteve 1970-ta, duke shërbyer fillimisht si sekretar i përgjithshëm dhe më pas si president nga viti 2000 deri në prill të këtij viti, kur dha dorëheqje.

Share This Article