Peshkaqeni’ rus ndez alarmin / Nëndetësja bërthamore e Rusisë në brigjet norvegjeze

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ky është momenti dramatik në të cilin një nëndetëse bërthamore ruse pikaset pranë brigjeve të Norvegjisë pasi dëbohet nga ‘gjahtari i nëndetëseve’ i forcave ajrore britanike, një avion patrullimi Poseidon P-8.

Mjeti nënujor i klasit Akula ose ndryshe Peshkaqen, fillimisht u zhyt nën ujë ndërsa patrulla ajrore britanike dhe një flotë luftanijesh norvegjeze u vunë në ndjekje të lëvizjeve të tij. Fotot janë marrë nga një inxhinier i marinës britanike që punonte për një projekt energjetik norvegjez në det.

Sipas tij, gjithçka ka ndodhur mbrëmjen e të dielës kur një Poseidon P-8 britanik fluturoi në qiell ndërkohë që mëngjesin e të hënës ‘mbinë’ anijet e NATO-s dhe vetë nëndetësja u pa mbi ujë.
Incidenti është vetëm një nga të shumtët muajt e fundit dhe vëzhguesit ushtarakë kanë vënë re një rritje të ndjeshme të numrit të mjeteve nënujore të Putinit që lëvizin pranë brigjeve perëndimore në mesin e një përshkallëzimi pa fund tensionesh.

Kjo përplasje e veçantë mori fund pasi nëndetësja ruse u kthye pas drejt detit të veriut.

Share This Article