Peshkaqeni sulmon pushuesit në Australi, humb jetën 20-vjeçarja, në gjendje të rëndë shoqëruesi i saj

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një vajzë ka humbur jetën dhe një djalë është plagosur rëndë pas sulmit të peshkaqenit në plazhin e Kylies në shtetin australian të Uellsit të Ri Jugor.

Sulmi ndodhi herët të enjten në mëngjes, ndërsa të dy viktimat po notonin në ujrat e Parkut Kombëtar Crowdy Bay, rreth 300 kilometra në veri të Sidneit.

Vajza vdiq në vendngjarje, ndërsa djali, i cili është gjithashtu në të 20-at, u dërgua me helikopter në spital në gjendje kritike.

Sulmi ndodhi gjatë një dite të zakonshme në plazh, por kalimtarët reaguan shpejt për të ndihmuar viktimat.

Sipas autoriteteve, sulmi ka të ngjarë të jetë kryer nga një “peshkaqen i madh dem”, një lloj peshkaqeni që gjendet shpesh në ujëra të ëmbla dhe të kripura.

Peshkaqenët e këtij lloji janë konsideruar të rrezikshëm për njerëzit dhe janë të tretët në listën e peshkaqenëve më vdekjeprurës për njerëzit, sipas Muzeut Australian.

Share This Article