Është organizuar një peticion që i kërkon qeverisë së Britanisë së Madhe që të mos e pezullojë Parlamentin pak javë para skadimit të Brexit-it që ndodh më 31 tetor.
Sipas këtij peticioni, që ka mbledhur më shumë se 500 mijë nënshkrime, kërkohet që Parlamenti të mos pezullohet apo shpërbëhet të paktën deri sa të përfundojë periudha e nenit 50, duke iu referuar Traktatit të Lisbonës mbi modalitetet që një vend mund të largohet nga BE-ja.
“Ose nëse synimi i Britanisë së Madhe për t’u tërhequr nga BE-ja të anulohet”, thuhet në peticion./ATSH/