Petkov: Bullgarët në Maqedoni nuk kanë të drejtë legale për mbrojtje

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri bullgari në intervistë për CNN u shpreh se përveç problemeve historike, me Maqedoninë e Veriut problem është që bullgarët nuk kanë të drejtë legale për mbrojtje në Maqedoni.

“Ndryshuam agjendën drejt gjerave të përbashkëta në vend të problemeve. Kemi probleme… të harrojmë problemet historike për të cilat bisedojnë. Ka probleme të tjera që duhet t’i zgjidhim p.sh. bullgarët në Maqedoninë e Veriut ende nuk kanë mbrojtje legale”, tha Petkov.

Ai shtoi se lajme të mira janë kur në bisedime me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut janë dakorduar se bullgarët duhet të kenë të drejta legale që i kanë maqedonasit dhe popujt tjerë siç janë shqiptarët.

“Çështja është si të arrihet deri atje dhe cila është rruga”, tha Petkov.

Në pyetjen e CNN nëse Petkov dëshiron ta shohë Maqedoninë e Veriut në BE ai u përgjigtj “apsolutisht, pa dyshim”.

Share This Article