Petkoviq ia mësyn Kosovës nga Jarinja, kthehet sërish prapa

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shteti i Kosovës ia ka ndaluar sërish hyrjen drejtorit të të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq. Kësaj here Petkoviq ka folur nga pika kufitare në Jarinje pasi s’u lejua që të hyjë në Kosovë.

Petkoviq kishte planifikuar vizitën në Manastirin e Deviqit, në seminarin në Prizren dhe vizitën tek familjen e kthyera Gligorijeviq në fshatin Novak. Kjo është hera e gjashtë që ai s’lejohet të hyjë në Kosovë.

Ai ka akuzuar kryeministrit Kurti për shkelje të marrëveshjeve për lëvizje të lirë.

“Ndalesa e sotme tregon që Kurti po i shkel marrëveshjet e arritura në Bruksel dhe ai s’e ka për qëllim normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës”, ka thënë ai.

Petkoviq s’ishte lejuar as me datën 2 dhjetor që të futet në Kosovë nga pika kufitare në Merdare.

Ndalesën e tij e kishte konfirmuar edhe MPJD për Gazetën Express.

“MPJD-ja nuk e ka aprovuar kërkesën e zyrtarit serb Petar Petkoviq për të vizituar Kosovën në datat 2-3 dhjetor 2021”, thuhej në përgjigje.

Share This Article