Petkoviqi me lëvdata për Xhakën e Shaqirin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Selektori i Përfaqësueses së Zvicrës, Valdimir Petkoviq, ka thënë fjalë të mira për dyshen shqiptare te helvetët, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.

Petkovic këto komente i bëri pas publikimit të listës së të ftuarve për tre ndeshjet e muajit mars, në udhëtim te Bullgaria, si vendas me Lituaninë dhe miqësoren me Finlandën. Emri i Xhakës dhe Shaqirit nuk mungoi në këtë listë. 

“Graniti tregoi personalitet pasi pothuajse u shkatërrua nga episodi kur iu mor shiriti i kapitenit tek Arsenali. Ai u kthye përsëri dhe mori respekt nga ata që e kritikuan. Ai është përsëri një nga lojtarët më të rëndësishëm, nëse jo më i rëndësishmi, tek Arsenali”, theksoi Petkoviq.

Tekniku 57-vjeçar shprehu lëvdata edhe për futbollistin e Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, që deri pak kohë më parë po vuante për minutazh te skuadra e Jurgen Klopp.

“Ashtu si Graniti, edhe Xherdani ka treguar se është një karakter i fortë. Ai luajti mjaft shumë kohëve të fundit. Ai ishte pak i pafat që nuk po luante. Xherdan tregoi praninë dhe personalitetin e tij, luajti rolin e tij mirë dhe gjithashtu punoi shumë për ekipin”, deklaroi Petkoviq.

Share This Article