ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Votë historike/ Ultrakonservatori Kast është presidenti i ri i Kilit: Fitoi shpresa për të jetuar pa frikë 9 hours ago
PS krijon “policinë politike” kundër nepotizmit, porositë e Ramës për deputetët 12 hours ago
Provokimi i gazetës greke: A ishte Skënderbeu vërtet shqiptar? 16 hours ago
ASSADËT NË RUSI, MES LUKSIT E IZOLIMIT! Pas arratisjes nga Siria, ish-presidenti Bashar al-Assad jeton i izoluar në Moskë 16 hours ago
Avionë në formacion si zogjtë shtegtarë! Metoda e re e fluturimit 17 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Petritsch: Zgjidhja për Kosovën të jetë evropiane, Kurti të mos rrezikojë dialogun

albnews by albnews
6 November, 2019
in Kosova
0
Petritsch: Zgjidhja për Kosovën të jetë evropiane, Kurti të mos rrezikojë dialogun
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ish-i dërguari i BE-së për Kosovën, Wolfgang Petritsch, ka folur lidhur me angazhimin e shtuar të SHBA-së rreth Kosovës.

Ai tha se është e rëndësishme që Uashingtoni të tregojë interes për problemin, por, sipas tij, zgjidhja duhet të negociohet me BE-në.

“Zgjidhja në rajon duhet të jetë evropiane. Jam i shqetësuar që nisma amerikane po ndodh në një kohë të vakumit, ndërsa Komisioni i vjetër Evropian ende ekziston, dhe i riu duhet të kishte marrë përsipër,” tha Petritsch për Tanjug.

RelatedPosts

Joseph: Serbia në udhëkryq, duhet t’i largojë rusët nga industria e naftës, SHBA duket serioze për këtë dhe s’do lojëra

“Erëza të lashta, shpirt i ri” në Kosovë

Nga Ukraina në Ballkan, The Telegraph ngre alarmin: Militantët serb po përgatiten për luftë të re, Rusia do i shpërblejë me… Kosovën

Petritsch thotë se BE duhet të jetë aktive për çështjen e Kosovës sa më shpejt që të jetë e mundur dhe të arrijë SHBA-në duke e përfshirë në aktivitetet e saj, pasi pa Uashingtonin është e vështirë të arrihet një zgjidhje. Duke vepruar kështu, ai beson se BE duhet të tregojë lidershipin e vet.

“Unë nuk do të thosha që është një çështje e politikës së jashtme, por një çështje brenda-evropiane. Kjo duhet të dërgojë një sinjal se zgjidhja duhet të jetë evropiane, dhe ai sinjal ka munguar, ” u shpreh ai.

“Në të njëjtën kohë, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti duhet të jetë i kujdesshëm që të mos “shkatërrojë” dialogun me Beogradin me deklaratat e tij”, tha Petritsch.

Ai theksoi se deklaratat e Kurtit ishin të destinuara kryesisht për përdorim të brendshëm por, sipas tij, kreu i Vetëvendosjes duhet të jetë i kujdesshëm që të mos ‘shkatërrojë’ dialogun, teksa shtoi se në demokracinë parlamentare duhet të respektohen rregullat ekzistuese, që do të thotë se të gjitha partitë që zgjidhen njihen si partnerë të mundshëm.

“Tani është e rëndësishme që shumica shqiptare t’i afrohet Listës Serbe. Unë mendoj se kjo do të ishte zgjidhja më e mirë, “tha Wolfgang Petritsch, i cili mori pjesë në konferencën SEEBDN në Zagreb.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Votë historike/ Ultrakonservatori Kast është presidenti i ri i Kilit: Fitoi shpresa për të jetuar pa frikë

Votë historike/ Ultrakonservatori Kast është presidenti i ri i Kilit: Fitoi shpresa për të jetuar pa frikë

15 December, 2025
PS krijon “policinë politike” kundër nepotizmit, porositë e Ramës për deputetët

PS krijon “policinë politike” kundër nepotizmit, porositë e Ramës për deputetët

15 December, 2025
Provokimi i gazetës greke: A ishte Skënderbeu vërtet shqiptar?

Provokimi i gazetës greke: A ishte Skënderbeu vërtet shqiptar?

15 December, 2025
ASSADËT NË RUSI, MES LUKSIT E IZOLIMIT! Pas arratisjes nga Siria, ish-presidenti Bashar al-Assad jeton i izoluar në Moskë

ASSADËT NË RUSI, MES LUKSIT E IZOLIMIT! Pas arratisjes nga Siria, ish-presidenti Bashar al-Assad jeton i izoluar në Moskë

15 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result