Një armëpushim në Liban është një nga kushtet thelbësore të Iranit, të përcaktuara në planin tonë 10-pikësh, baza e armëpushimit me Shtetet e Bashkuara, këmbënguli sot presidenti iranian, Masud Pezeshkian, sipas agjencisë iraniane të lajmeve ISNA.
”Në një bisedë telefonike me homologun e tij francez, Emmanuel Macron, Pezeshkian deklaroi se pranimi i armëpushimit nga Irani është një shenjë e qartë e përgjegjësisë së tij dhe gatishmërisë së tij të vërtetë për të zgjidhur konfliktet përmes kanaleve diplomatike”, sipas ISNA.
Sipas të njëjtit burim, presidenti iranian gjithashtu “këmbënguli në nevojën për një armëpushim në Liban dhe kujtoi se kjo kërkesë ishte një nga kushtet thelbësore të planit dhjetëpikësh të Iranit”, të cilin presidenti i SHBA-së Donald Trump e përshkroi si “një bazë të qëndrueshme për negociata” me Teheranin, përtej armëpushimit dyjavor të rënë dakord të martën në mbrëmje.

