Pezullohen fluturimet në aeroportet kryesore në SHBA, shkak mungesa se kontrollorëve të trafikut ajror

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Administrata Federale e Aviacionit raportoi sot probleme të trafikut ajror në disa pjesë të vendit, të cilat po shkaktojnë anulimin e fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar JFK për shkak të mungesës së stafit në qendrat e kontrollit të fluturimeve në Nju Jork, Indianapolis dhe Boston.

Një situatë e lidhur me mbylljen e vazhdueshme, e cila ka vazhduar prej një muaji.

Në Aeroportin La Guardia të Nju Jorkut, pasagjerët po përjetojnë vonesa prej rreth 140 minutash, dhe në Aeroportin Ndërkombëtar Newark Liberty, pothuajse dy orë. Mediat amerikane bëjnë të ditur se probleme po ndodhin edhe në Dallas, Boston, Hjuston dhe Phoenix.

Jo të gjitha mungesat e personelit sjellin vonesa, pasi kontrollorët e trafikut ajror mund të devijojnë fluturimet, por ndonjëherë nuk ka zgjidhje tjetër veçse të ngadalësohen aeroplanët për të garantuar sigurinë. Kontrollorët e trafikut ajror konsiderohen personel thelbësor dhe duhet të punojnë gjatë mbylljes, pavarësisht se nuk paguhen. Sekretari i Transportit Sean Duffy thotë se disa kanë deklaruar sëmundje në shenjë proteste, ndërsa të tjerë po marrin pushim për të kryer detyra të tjera.

Share This Article