Pezullohen lundrimet nga Bari drejt Durrësit dhe anasjelltas për shkak të motit të keq

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Përkeqësimi i motit në ditët e para të vitit 2020 ka krijuar probleme për lundrimin e trageteve mes dy brigjeve të Adriatikut, ndaj Drejtoria e Përgjithshme Detare në Durrës, pas kontakteve me kapitenerinë e portit të Barit, njofton se porti i Barit është mbyllur sot dhe tragetet nga Bari për Durrës nuk janë nisur deri në një urdhër te dytë nga kapiteneria e portit italian.

Ndërkohë porti i Durrësit është i hapur dhe në gatishmëri, por për arsye të mbylljes së portit të Barit është ndaluar dhe nisja e trageteve nga Durrësi për në Bari për të shmangur qëndrimin e trageteve dhe të pasagjerëve në portin e Barit.

Autoriteti detar kërkon mirëkuptimin e pasagjerëve të bllokuar në portet e Barit dhe Durrësit, por pezullimi i lundrimeve bëhet për të garantuar sigurinë lundrimore në një mot të përkeqësuar të karakterizuar nga erë e fortë dhe dallgë të larta./Top Channel/

Share This Article