Pezullohen lundrimet nga Vlora

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Moti i keq paralizon punën në portin e Vlorës. Për shkak të dallgëzimit 5-6 ballë në gji dhe 7 ballë në det të hapur, lundrimi është pezulluar.

Peshkarexhat dhe anijet e vogla janë këshilluar të ankorohen në vendstrehime të sigurta, ndërsa trageti i linjës Vlorë-Brindizi nuk do kryejë itinerarin normal.

Moti i keq, ka shkaktuar probleme edhe në qytet, ku një pishë është rrëzuar duke bllokuar rrugën drejt Zvërnecit.

Në disa zona të qytetit ka patur edhe ndërprerje të energjisë elektrike, kryesisht në Orikum , Radhimë etj.

Share This Article