Pezullohen lundrimet për anijet e vogla dhe ato të peshkimit në Portin e Vlorës

albnews
By
1 Min Read

Lundrimi për anijet e vogla në Portin e Vlorës dhe ato të peshkimit është pezulluar për të paktën 24 orët e ardhshme për shkak të motit të keq.

Anijet e pasagjerëve të linjave ndërkombëtare nuk janë pezulluar, ato do të lejohen të dalin në det pavarësisht kushteve të motit.

Sipas parashikimit të motit, përmirësimi i kushteve hidrometeorologjike që do të lejojë daljen në det për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit pritet pasditen e nesërme.

Share This Article