Pezullohen negociatat/ Irani: Nuk ka bisedime me SHBA sa kohë Izraeli sulmon Libanin

albnews
By
1 Min Read

Negociatat e planifikuara midis Iranit dhe SHBA-së në Pakistan janë të pezulluara përkohësisht, për shkak të sulmeve izraelite në Liban dhe mosrespektimit të armëpushimit nga Shtetet e Bashkuara.

Tasnim dhe agjencitë e tjera iraniane që janë pranë Gardës Revolucionare, kanë mohuar raportet në disa media që pretendonin se delegacioni iranian kishte mbërritur tashmë në Islamabad për bisedime me amerikanët.

Al-Jazeera thekson se delegacioni iranian nuk është nisur nga Teherani për bisedimet e planifikuara këtë fundjavë, duke argumentuar se përderisa sulmet izraelite në Liban vazhdojnë, negociatat nuk mund të zhvillohen.

Share This Article