Pezullohen provat e vaksinës së Oxfordit për Covid-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

AstraZeneca PLC ka pezulluar testimet globale, përfshirë edhe ato të fazës finale, të vaksinës së saj eksperimentale për COVID-19, për shkak të një sëmundje të pashpjegueshme të një prej pjesëmarrësve që mori pjesë në studimet.

Vaksina, e zhvilluar nga Universiteti i Oxfordit, ishte përshkruar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si kandidatja më serioze për vaksinën për COVID-19 dhe më e avancuara sa i përket zhvillimit. Pezullimi zbeh gjasat për aprovimin e hershëm të vaksinës, pasi ishte raportuar se SHBA-ja po synon të jap aprovimin para zgjedhjeve presidenciale të nëntorit.

Kompania farmaceutike britanike ka thënë se vullnetarisht ka pezulluar provat për të lejuar një komitet të pavarur që të hetojë të dhënat.

“Ky është një veprim rutinë që duhet të ndodhë sa herë që ka potencial për sëmundje të pashpjegueshme në një nga provat”, ka thënë kompania.

Share This Article