Pezullohet dhënia e leje-qëndrimit të përhershëm në SHBA

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti amerikan, Donald Trump ka nënshkruar urdhrin ekzekutiv për të pezulluar përkohësisht dhënien e leje-qëndrimit të përhershëm në Shtetet e Bashkuara.

Kjo masë, që përjashton disa kategori, do të zbatohet për 60 ditë dhe më pas mund të zgjatet, ka thënë ai.

Trump ka thënë se ky urdhër është menduar për të mbrojtur vendet e punës për amerikanët, në një ekonomi të dëmtuar nga koronavirusi.

Kritikët kanë akuzuar atë se po shfrytëzon pandeminë për të zbatuar politikat e tij të ashpra për migrimin në vitin zgjedhor në SHBA.

“Kjo gjë do të sigurojë që amerikanët e papunë nga të gjitha profilet, do të jenë të parët në listë për punë, teksa ekonomia jonë rihapet”, ka thënë Trump nga Shtëpia e Bardhë.

Ky vendim pritet t’i japë fund praktikës së dhënës së leje-qendrimit të përhershëm për familejet e gjera, të cilat presidenti amerikan i konsideron si zinxhir të migrimit.

Megjithatë, vendimi bën përjashtim për gratë apo burrat e amerikanëve dhe fëmijët jashtë martesës nën moshën 21-vjeçare.

Urdhri i nënshkruar nga Trump ka pezulluar edhe Lotarinë e Vizave për Diversitet, nga e cila kanë fituar të drejtën e qëndrimit në SHBA rreth 50,000 persona në vit.

Shtetet e Bashkuara janë goditur më së keqi në botë nga koronavirusi i ri, pasi mbi 800,000 persona janë infektuar ndërkohë që mbi 46,000 pacientë kanë vdekur.

Share This Article