Qendra për Mjekësi Fizikale dhe Rehabilitim “Nëna Naile” në komunën e Kllokotit ka pezulluar aktivitetin shkaku i frikës për përhapjen e sëmundjes së koronavirusit dhe personat të cilët gjenden për rehabilitim do të largohen në orët e hershme të mëngjesit.
Të kontaktuar nga gazeta Koha Ditore stafi shëndetësor në këtë qendër nuk kanë dhënë detaje për numrin e personave të cilët gjenden për trajtim momentalisht, por kanë deklaruar se kapaciteti i tyre është strehimi dhe trajtimi i 300 personave.
Ata kanë deklaruar se në këtë qendër rehabilituese janë të vendosur qytetarë të cilët vijnë nga pjesë të ndryshme të Kosovës por edhe qytetar nga shtetet fqinje.