ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Postriba, 9 shtator 1946 – Kryengritja e parë antikomuniste në Shqipëri 9 hours ago
DOSJA/ Boris Johnson nën hetim për abuzim me fondet publike dhe lidhje të dyshimta biznesi 9 hours ago
Viktima dhe shifra rekord të rasteve me Covid në Itali 9 hours ago
Lufta ndaj karteleve, Sekretari amerikan i Mbrojtjes vesh uniformën ushtarake dhe zbarkon në Porto Riko 10 hours ago
Kualifikueset e Botërorit 2026, rivalët e Shqipërisë kanë përballjen direkte. Në fushë zbresin edhe Franca me Portugalinë 10 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Pezullohet ekzekutimi i gjobës 110 milionë euro ndaj Shqipërisë për konfliktin me biznesmenin italian

albnews by albnews
31 August, 2019
in Albania
0
Pezullohet ekzekutimi i gjobës 110 milionë euro ndaj Shqipërisë për konfliktin me biznesmenin italian
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit në Uashington pezulloi ekzekutimin e gjobës 110 milionë euro kundër Shqipërisë për konfliktin me biznesmenin italian, Francesco Bechetti, pasi çështja mund të rishqyrtohet. Pezullimin provizor i gjobës ka ardhur pas ankesës së Qeverisë shqiptare ndaj vendimit, që ndëshkoi Shqipërinë me gjobën më të madhe në historinë e shtetit shqiptar.

Më 24 prill, Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit për konfliktet e investimeve, e njohur ndryshe si ICSID, e gjobiti Shqipërinë me 110 milionë euro për konfliktin me biznesmenin italian, Francesco Beccheti. Por edhe pse vendimi është i formës së prerë, Gjykata e cila është pjesë e bankës botërore, lejon ankimimin kur plotësohen disa kushte të caktuara. Ky është mekanizmi që ka shfrytëzuar Qeveria shqiptare për të kërkuar anulimin e vendimit dhe shfuqizimin e gjobës.

Kërkesa e Avokaturës së Shtetit për anulimin e gjobës është pranuar nga Gjykata në datën 27 gusht dhe menjëherë Sekretari i Përgjithshëm i kësaj Gjykate ka njoftuar të dy palët e përfshira në konflikt, si Qeverinë shqiptare ashtu dhe biznesmenin Becchetti, për pezullimin e përkohëshëm të ekzekutimit të gjobës.

RelatedPosts

Postriba, 9 shtator 1946 – Kryengritja e parë antikomuniste në Shqipëri

Në shtratin e vdekjes/ Këto ishin fjalët e fundit të Skënderbeut…

Sa të sigurta janë prodhimet shqiptare? “Kontroll dhe jo besim qorr”, teknologu tregon si duhet të lahen frutat e perimet

Sipas njoftimit të publikuar nga gjykata, rezulton se qeveria shqiptare ka ndryshuar dhe studion ligjore që do të bëjë mbrojtjen e Shqipërisë. Nëse në gjyqin e parë Shqipëria u përfaqësua nga 4 avokatë britanike, këtë herë Avokatura e Shtetit ka përzgjedhur Foley Hoag, një studio amerikane nga më të njohurat në botë për mbrojtjen e shteteve në konfliktet gjyqësore.

Kjo është hera e parë që Shqipërisë i pranohet ankimimi i një vendimi të formës së prerë në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit për konfliktet e investimeve. Pas këtij hapi, gjykata pritet të ngrejë një komision me tre gjyqtarë, të cilët nuk kanë marrë pjesë në gjyqin e parë. Dhe është ky komision i cili do të vendosë nëse do ta lërë në fuqi apo ta anulojë gjobën. /Top Channel.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Postriba, 9 shtator 1946 – Kryengritja e parë antikomuniste në Shqipëri

Postriba, 9 shtator 1946 – Kryengritja e parë antikomuniste në Shqipëri

9 September, 2025
DOSJA/ Boris Johnson nën hetim për abuzim me fondet publike dhe lidhje të dyshimta biznesi

DOSJA/ Boris Johnson nën hetim për abuzim me fondet publike dhe lidhje të dyshimta biznesi

9 September, 2025

Viktima dhe shifra rekord të rasteve me Covid në Itali

9 September, 2025
Lufta ndaj karteleve, Sekretari amerikan i Mbrojtjes vesh uniformën ushtarake dhe zbarkon në Porto Riko

Lufta ndaj karteleve, Sekretari amerikan i Mbrojtjes vesh uniformën ushtarake dhe zbarkon në Porto Riko

9 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result