Pfizer: Së shpejti vaksina antiOmicron

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Drejtori ekzekutiv i kompanisë Pfizer, Albert Bourla njoftoi se vaksina kundër Omicron do të jetë gati në mars dhe kompania ka filluar tashmë prodhimin e dozave.

Bourla shpjegoi në një intervistë për CNBC se ”vaksina do të jetë efektive edhe kundër varianteve të tjera të Covid-19 që do të qarkullojnë”.

”Një dozë e vaksinës përforcuese kundër Omicron mund të jetë gati deri në vjeshtë”, njoftoi ndërkohë edhe drejtori ekzekutiv i Moderna-s, Stephane Bancel.

”Kompania farmaceutike aktualisht është duke punuar për prodhimin e një doze përforcuese kundër variantit më të ri Covid-19”, njoftoi Bancel.

Në CNBC, Bancel tha se doza përforcuese mund të kryhet në krahë në çdo farmaci duke nisur që nga vjeshta.

”Ne duhet të jemi të kujdesshëm dhe të përpiqemi të qëndrojmë përpara një virusi dhe jo pas virusit”, tha ai.

Share This Article