• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Saturday, August 23, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home UK
Philip, i lindur mbi një tavolinë kuzhine në Korfuz, vitet e trazuara dhe dashuria me Mbretëreshën

Philip, i lindur mbi një tavolinë kuzhine në Korfuz, vitet e trazuara dhe dashuria me Mbretëreshën

by albnews
9 April, 2021
in UK
0
1
VIEWS

Nga Katie French, Nick Enoch

Princi Philip, i cili vdiq sot në moshën 99 vjeç, u lind më 10 qershor 1921 mbi një tavolinë kuzhine në shtëpinë e familjes në Korfuz.

Ai ishte fëmija i pestë dhe djali i vetëm i Princit Andrea të Greqisë dhe Danimarkës dhe Princeshës Alice të Battenbergut.

Origjina e tij ishte një miks Greqie, Danimarke, Rusie e Prusie nga ana e babait, dhe gjyshja nga nëna, Princesha Victoria e Hesenit, ishte mbesë e Mbretëreshës Victoria, çka e bënte kushëri të tretë të Elizabeth II.

Familja jetonte e lumtur në pallatin mbretëror të xhaxhait të Philip, Mbretit Konstantin I.

Megjithatë, Greqia u mbërthye nga jostabiliteti politik dhe vetëm një vit e gjysmë më pas familja u detyrua të largohej pasi Mbreti shkoi në azil pas një kryengritjeje të armatosur në vend.

Në akuzat politike që pasuan, babai i Philipit, Gjeneral Lejtnant në ushtrinë greke, u akuzua për tradhti të lartë me supozimin se nuk i ishte bindur një urdhri dhe kishte braktisur postin me regjimentin e tij të kavalerisë para një sulmi gjatë luftës Greko-Turke më 1919-1922.

Familja arriti të largohej me anijen britanike HMS Calypso, me princin e vogël të futur në një kuti të papërdorur frutash. Ata shkuan në Francë, ku u vendosën në periferi të Parisit, në një shtëpi të hallës së tij, Princesha Jorgjie e Greqisë dhe Danimarkës.

Që atëherë, fëmijëria e Dukës së Edinburgut do të ishte përherë e trazuar, pasi nuk kishte një shtëpi të përhershme.

Vite më pas, kur intervistuesi i The Independent e pyeti se në çfarë gjuhe komunikonin në shtëpi, ai e pyeti: Çfarë do të thuash me ‘në shtëpi’?

Më 2001, i tha një autori biografie: Ashtu rrodhën gjërat. Familja u nda. Nëna ishte e sëmurë, motrat u martuan, babai ishte në jug të Francës. Mua m’u desh të përshtatesha. Njeriu e bën.

Në moshën 8 vjeç, Philip u dërgua në shkollën Cheam në Surrey, Angli, por më pas shkoi në Gjermani, ku ishin martuar të katër motrat.

Në Gjermani nuk ndenji shumë dhe u rikthye në Britani, ku u dërgua në Gordonstoun, shkollë me konvikt në Skoci.

Shkolla pranë Elginit ishte hapur nga Dr Hahn, i cili do të kishte ndikim të madh te Princi.

Ai rrallë i shihte prindërit dhe u la i izoluar, por ishte fëmijë i lumtur e plot gjallëri.

Duka eci mirë në Gordonstoun, ku ishte kapiten i skuadrave të hokejit e kriketit, dhe në vitin e fundit  u bë përfaqësues i shkollës në vente publike. Aty mësoi si ‘të luante me barkat’, duke hedhur baza solide për karrierën e mëvonshme detare.

Daja i tij, Lordi Mountbatten, një nga detarët më të mëdhenj të Britanisë, u interesua seriozisht për përparimin e Princit.

Gjatë kohës atje, Philip përjetoi një tjetër seri tragjedish. Kur ai ishte 16 vjeç, motra Cecile, burri i saj dhe dy fëmijët vdiqën në një aksident ajror.

Pak muaj më pas, daja dhe kujdestari tij, George Mountbatten, Markezi i dytë i Milford Haven, vdiq papritur nga kanceri, në moshën 46 vjeç. Drejtori gjerman i Gordonstoun, Kurt Hahn, ishte ai që i dha lajmin.

Pas mbaroi shkollën, Philip shkoi në Flotën Mbretërore, duke filluar në Kolegjin Mbretëror Detar Britannia në Dartmouth, në maj 1939, ku u dallua si kadeti më i mirë.

Qëndroi në Flotën Mbretërore dhe shërbeu në disa anije – fillimisht në HMS Ramillies – dhe mori pjesë në aksione aktive kundër forcave gjermane, italiane e japoneze. Vitin pasardhës u bë midshipman (rang oficeri në Flotën Mbretërore midis kadetit detar dhe nëntogerit).

Në mars 1941, ishte oficer kontrollor radari në luftanijen HMS Valiant dhe u përmend në komunikatat zyrtare për rolin bë betejën e Matapanit kundër Flotës Italiane.

Eprori i tij shkruante: Falë vigjilencës së tij dhe vlerësimit të situatës, ishim në gjendje të fundosnim në pesë minuta dy kryqëzorë me topa kalibër 8 inç (20 cm).

Pak kohë më pas, u dekorua me Kryqin Luftarak Grek të Vlerës.

Kur u ngrit në rang për t’u bërë Toger i Parë në destrojerin HMS Wallace (në moshën 21 vjeç), ishte oficeri më i ri në shërbim që kishte një detyrë ekzekutive në një anije të asaj madhësie.

Por në krishtlindjet 1943, meqenëse ‘nuk kishte ndonjë vend të veçantë ku të shkonte’, siç e tregonte më pas, Philip shkoi me kushëririn e tij, David Milford Haven, për që qëndruar në Windsor Castle. Princesha Elizabeth, tashmë 17-vjeçare, ishte në humor të mirë ‘si kurrë ndonjëherë më parë’, shkruante kujdestarja e saj, Marion Crawford. 

Ajo fundjavë me festa, lojëra, filma e vallëzim me muzikën e gramafonit u bë një pikë kthese.

Pas një vizite tjetër në Windsor, në korrik, Philip i shkruante Mbretëreshës për ‘shijimin e thjeshtë të kënaqësive dhe argëtimeve familjare dhe ndjesinë që jam i mirëpritur t’i provoj ato. Druhem se nuk jam në gjendje të gjej fjalët e duhura për ta përshkruar dhe pa dyshim që nuk jam në gjendje t’ju tregoj mirënjohjen që ndiej’.

Po atë verë, Mbretëresha e ftoi në Balmoral (pallati mbretëror në Skoci) për tri javë, për gjueti thëllëzash e shëtitje. Ndoshta gjatë kësaj kohe ai i propozoi.

Më në fund, i shkruante Mbretëreshës, jeta duket se ka prapë një qëllim. ‘Të mbijetosh në luftë e të shohësh fitoren, të të jepet shansi të pushosh e të rimarrësh veten, të biesh në dashuri krejtësisht e pa rezerva, bën që të gjitha problemet personale e madhe edhe ato të gjithë botës të duken të vogla e të parëndësishme’.

Mbreti pranoi parimisht që çifti të martohej, por donte që të prisnin deri sa Elizabeth të mbushte 21 vjeç.

Mbreti dhe Mbretëresha nuk ishte krejtësisht të bindur se ata përputheshin. Sipas Harold Nicolson, ata mendonin se ai ishte ‘i ashpër, i pasjellshëm, i paarsimuar dhe ndoshta nuk do të ishte besnik’.

Por sa më tepër që e njihnin, aq më tepër e pëlqenin, sidomos Mbreti George VI, i cili ia vlerësonte mënyrën e drejtpërdrejtë, humorin dhe dashurinë për natyrën.

Në kohën që u martua, 26 vjeç, Princi Philip kishte humbur virtualisht gjithçka që na lidh me fëmijërinë e na jep identitet.

Babai i tij vdiq në Monte Carlo më 1944 pas grumbullimit të borxheve nga kumari dhe e kishte humbur të drejtën e trashëgimisë, shtëpinë, emrin, shtetësinë dhe kishën. Edhe ditëlindja e tij, e fiksuar fillimisht në kalendarin julian e më pas në gregorian, nuk ishte më e njëjta.

Pas përfundimit të Luftës 2 Botërore, Philip i dha fund karrierës aktive detare në korrik 1951 dhe nisi të përqendrohej te roli si mbështetës i Mbretëreshës, pas uljes së saj në fron më 1952.

Ai bë i famshëm më tepër ndoshta për financimin e çmimit Duke of Edinburgh Award, katër vjet më pas, më 1956, një çmim për arritjet e të rinjve, që tashmë operon në më tepër se 140 vende.

Çmimi, që u themelua në bashkëveprim me arsimtarin gjerman Kurt Hahn dhe ngjitësin e Everestit Lord Hunt, synon të ndihmojë të rinj midis moshës 14 e 24 vjeç për të përjetuar aventura e për të mësuar jashtë klase.

Duka e kaloi pjesën më të madhe të jetës i përfshirë në bamirësi dhe organizata për mbrojtjen e mjedisit, sportive, ushtarake e inxhinierike, me interesim të veçantë në kërkimet shkencore e teknologjike.

Ai mbajti lidhje të forta me Forcat e Armatosura dhe më 1952 u emërua Admiral i Korpusit të Kadetëve Detarë, Krye Kolonel i Forcës së Kadetëve të Ushtrisë, dhe Krye Komodor Ajror i Korpusit të Stërvitjes Ajrore.

Vitin pasues u promovua në Admiral Flote dhe u emërua Mareshal Fushe (grada më e lartë në Britani) dhe Mareshal i Forcave Ajrore Mbretërore (RAF). Duka ishte edhe Krye Kolonel ose Kolonel i regjimenteve të ndryshme britanike jashtë vendit.

Duka dhe Mbretëresha patën katër fëmijë, për të cilët ishte krenar.

Princi Charles, Princ i Uellsit, u lind më 1948. Princesha Anne, Princeshë Mbretërore, dy vjet më pas.

Pasi gruaja e Philipit u bë Mbretëresha Elizabeth II, çifti pati edhe dy fëmijë të tjerë: Princin Andrew, Duka i Yorkut, lindur më 1960, dhe Princin Edward, Kont i Wessex, më 1964.

Në maj 2017 u njoftua se Duka i Edinburgut nuk do të mbante më funksione publike, megjithatë ai mbeti kujdesar, president ose anëtar i mbi 750 shoqatave deri sa vdiq.

Ai gëzonte shëndet të mirë edhe në vitet e fundit, ndonëse mbi 90 vjeç, por pas disa problemeve nisën edhe shqetësimet për të.

Operacione abdominale, infeksione fshikëze, një arterie koronare e bllokuar, etj bënë që të shtrohej disa herë në spital.

Kur ishte 97 vjeç shkaktoi një aksident teksa ishte duke ngarë vetë makinën, por nuk pësoi dëmtime. Tri javë më pas e dorëzoi vetë patentën.

Në janar të këtij viti, ai dhe Mbretëresha morën vaksinën kundër coronavirusit në Windsor Castle, injektuar nga një doktor i pallatit.

Në mars, u ribashkua me Mbretëreshën pasi doli nga spitali, ku qëndroi për 28 ditë. Në fillim u kurua për një infeksion, më pas u operua në zemër për një problem të mëparshëm. Philip u transferua me makinë në spitalin King Edward VII, më 16 shkurt, pasi nuk ndihej mirë. Dy javë më pas u transferua me ambulancë në St Bartholomew’s Hospital në Londër, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje të suksesshme më 3 mars.

Pak ditë më pas u kthye në King Edward’s për të vazhduar trajtimin, para se të kthehej përfundimisht në Windsor Castle, më 16 mars.

Previous Post

Tragjedi në shtetin afrikan, 40 pasagjerë digjen në autobus

Next Post

S’ka pengesa kufitare në mes Shqipërisë e Kosovës

albnews

albnews

Related Posts

Farage: Kush mbërrin me gomone, do arrestohet dhe do dëbohet nga Britania
UK

Farage: Kush mbërrin me gomone, do arrestohet dhe do dëbohet nga Britania

23 August, 2025
350 trupa britanike vendosen në Kampin Bondsteel në Kosovë
Kosova

350 trupa britanike vendosen në Kampin Bondsteel në Kosovë

23 August, 2025
“Mendova se dikush po bënte shaka”, Granit Xhaka tregon se u telefonua nga pronari i Sunderlandit në orët e vona
Sports

“Mendova se dikush po bënte shaka”, Granit Xhaka tregon se u telefonua nga pronari i Sunderlandit në orët e vona

22 August, 2025
Next Post
S’ka pengesa kufitare në mes Shqipërisë e Kosovës

S’ka pengesa kufitare në mes Shqipërisë e Kosovës

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Arratisja e Havzi Nelës dhe letra që la në kufi në natën e 26 prillit 1967

Arratisja e Havzi Nelës dhe letra që la në kufi në natën e 26 prillit 1967

24 July, 2025
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
“Macron të shkojë vetë në Ukrainë me pushkë dhe helmetë”, deklarata e zv.kryeministrit italian zemëron Parisin: E papranueshme

“Macron të shkojë vetë në Ukrainë me pushkë dhe helmetë”, deklarata e zv.kryeministrit italian zemëron Parisin: E papranueshme

23 August, 2025
Koreja e Jugut hap zjarr pasi trupat e Koresë së Veriut e kaluan kufirin

Koreja e Jugut hap zjarr pasi trupat e Koresë së Veriut e kaluan kufirin

23 August, 2025
Farage: Kush mbërrin me gomone, do arrestohet dhe do dëbohet nga Britania

Farage: Kush mbërrin me gomone, do arrestohet dhe do dëbohet nga Britania

23 August, 2025
Krasniqi: Mandatet duhet t’i kthehen popullit, para se vendi të shkojë në zgjedhje të reja partitë të bien dakord për disa çështje

Krasniqi: Mandatet duhet t’i kthehen popullit, para se vendi të shkojë në zgjedhje të reja partitë të bien dakord për disa çështje

23 August, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    5794 shares
    Share 2318 Tweet 1449
  • Arratisja e Havzi Nelës dhe letra që la në kufi në natën e 26 prillit 1967

    2952 shares
    Share 1181 Tweet 738
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2855 shares
    Share 1142 Tweet 714
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    2080 shares
    Share 832 Tweet 520
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1918 shares
    Share 767 Tweet 480
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM