ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Makina të vjedhura dhe të kontrabanduara jashtë vendit brenda 24 orëve 44 minutes ago
Europol ngre alarmin: Rrjetet kriminale po rekrutojnë fëmijë për vrasje dhe spiunazh përmes video-lojërave dhe telefonave 51 minutes ago
EUROPOL çmonton grupin që trafikoi mbi 7 mijë artefakte historike/ Operacioni edhe në Shqipëri! 35 të arrestuar (VIDEO) 53 minutes ago
Pamje tronditëse/ Momenti kur motori i avionit shpërthen në ngritje 55 minutes ago
Erdogan ngre alarmin: Lindshmëria në Turqi ka rënë, masa kundër komunitetit LGBTQ+ 57 minutes ago
Next
Prev
Home Bota

Philips dhe Serwer: Greqia me shumë gjasa do të njohë pavarësinë e Kosovës

albnews by albnews
11 April, 2021
in Bota, Kosova
0
Philips dhe Serwer: Greqia me shumë gjasa do të njohë pavarësinë e Kosovës
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ekspertët e politikave ndërkombëtare thonë se nuk presin që pesë shtetet e Bashkimit Evropian, të cilat nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, të ndryshojnë qëndrim, përveç Greqisë, e cila ka gjasa të ndryshojë qëndrimin.

Ata thonë se duhet të pritur derisa të përfundojë procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë që të shihet pozicioni i këtyre shteteve të BE-së.

RelatedPosts

Plani i paqes: Trump bën presion, Gjermania paralajmëron

Arbnor Spahiu, ish-efektivi i Policisë së Kosovës, lirohet nga burgu në Serbi

Europol ngre alarmin: Rrjetet kriminale po rekrutojnë fëmijë për vrasje dhe spiunazh përmes video-lojërave dhe telefonave

Ekspertët e politikave ndërkombëtare, David Phillips dhe Daniel Serwer, kanë thënë për TV Dukagjinin se nga pesë shtetet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovës, Greqia ka gjasa të ndryshojë qëndrim.

“Greqia ka shumë të ngjarë të njohë Kosovën. Muri i krijuar nga 5 shtetet mosnjohëse do të shembet së shpejti, pasi Greqia ose ndonjë vend tjetër të vendosë ta njohë Kosovën. Greqia propozoi  në ‘Agjendën 2014’ për thellimin e integrimit Euro-Atlantik të të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor. Megjithëse unë shpresoj që Greqia do të ndryshojë qasjen e saj ndaj Kosovës, ne nuk mund të injorojmë lidhjet e ngushta të saj me shtetin serb, këtë të fundit Greqia e mbështet fuqishëm që të anëtarësohet në Bashkimin Evropian”, tha Phillips.

Të njëjtin mendim me Phillips, e ndan edhe Profesori Daniel Serwer, por siç thotë ai, gjasat janë minimale që këto shtete ta ndryshojnë qëndrimin e tyre në raport me Kosovën.

“Në veçanti Greqia duket më e parashikueshme se të tjerat shtete. Sigurisht që çdo marrëveshje e statusit përfundimtar midis Beogradit dhe Prishtinës duhet të sjellë njohje nga pesë shtetet mosnjohëse. Por, unë nuk e shoh që kjo të ndodhë shpejt”, ka thënë Serwer.

Ndërsa, raportuesja për Kosovën në parlamentin evropian Viola Von Cramon, thotë se me bisedimet që ajo ka pasur me kolegët e saj nga pesë shtetet mosnjohëse, qëndrimi i tyre do të ndryshojë kur të përfundojë procesi i dialogut.

“Çdo lloj marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe detyruese midis Beogradit dhe Prishtinës do t’i bëjë ata të ndryshojnë. Sigurisht, unë do të doja të shihja qëndrimin e tyre duke ndryshuar edhe më herët por kjo është e vështirë të ndodhë. Nga ana tjetër, ekziston një ndryshim midis atyre vendeve, të cilët janë akoma në gjendje të bashkëpunojnë dhe të punojnë së bashku me Kosovën, dhe atyre vendeve, ku për shkak të arsyeve thjesht të brendshme e kanë të vështirë të punojnë së bashku me Kosovën”, tha Cramon.

Vendet anëtare të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur janë Qiproja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Makina të vjedhura dhe të kontrabanduara jashtë vendit brenda 24 orëve

Makina të vjedhura dhe të kontrabanduara jashtë vendit brenda 24 orëve

22 November, 2025
Europol ngre alarmin: Rrjetet kriminale po rekrutojnë fëmijë për vrasje dhe spiunazh përmes video-lojërave dhe telefonave

Europol ngre alarmin: Rrjetet kriminale po rekrutojnë fëmijë për vrasje dhe spiunazh përmes video-lojërave dhe telefonave

22 November, 2025
EUROPOL çmonton grupin që trafikoi mbi 7 mijë artefakte historike/ Operacioni edhe në Shqipëri! 35 të arrestuar (VIDEO)

EUROPOL çmonton grupin që trafikoi mbi 7 mijë artefakte historike/ Operacioni edhe në Shqipëri! 35 të arrestuar (VIDEO)

22 November, 2025
Pamje tronditëse/ Momenti kur motori i avionit shpërthen në ngritje

Pamje tronditëse/ Momenti kur motori i avionit shpërthen në ngritje

22 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result