Piers Morgan i sugjeron Arsenalit të bëjë transferimin sensacional të Ronaldos

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Piers Morgan e ka këshilluar Arsenalin që ta transferojë Cristiano Ronaldon pas zyrtarizimit të largimit të tij nga Manchester Unitedi.

Ishte intervista bombastike me gazetarin e mirënjohur në TalkTV që e përshpejtoi largimin e superyllit portugez nga Djajtë e Kuq.

Klubi anglez gjatë të martës doli me njoftim zyrtar për përfundimin e kontratës së 37-vjeçarit, i cili tash është në kërkim të klubit të ri.

Unitedi bëri një njoftim të shkurtë në Twitter duke bërë të ditur largimin e CR7, ndërsa miku i tij i reagoi akoma më shkurt: “Fundi”.

Në një postim tjetër, Morgan e ka publikuar një fotografi të Ronaldos që mban fanellën e Arsenalit me numrin 7 me përshkrimin: “Koha për fazën e dytë”.

Skuadra e Mikel Artetas është lidere në Ligën Premier pas një fillimi mbresëlënës të sezonit, ndërsa moderatori i njohur i ka sugjeruar angazhimin e pesë herë fituesit të Topit të Artë. Është raportuar se Chelsea, Sportingu i Lisbonës dhe klubet nga MLS përmenden si destinacionet më të mundshme të Ronaldos.

Share This Article