ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Reese Witherspoon flet për shkrimin e një trilleri: ‘Çfarë lidhje kanë vajzat me bikini me zgjidhjen e krimit?’ 11 hours ago
Kontrabandist dënohet me 40 vjet burg pasi transportoi pjesë raketash balistike nga Irani 11 hours ago
A mund të udhëtojë “Kremlini Fluturues” i Putinit përmes hapësirës ajrore të BE-së për në Budapest? 11 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 11 hours ago
Çfarë bën Mbreti Charles dhe kush tjetër është në Familjen Mbretërore? 11 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Pikëpyetje rreth atentatit ndaj ish-Presidentit Trump, ku dështoi siguria?

albnews by albnews
15 July, 2024
in Bota
0
Pikëpyetje rreth atentatit ndaj ish-Presidentit Trump, ku dështoi siguria?
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Shërbimi Sekret i Shteteve të Bashkuara po heton se si autori i atentatit ndaj ish-Presidentit Donald Trump arriti të afrohej aq pranë saqë arriti të hapë zjarr dhe ta plagosë atë me një armë të stilit AR të shtunën në Pensilvani.

Ngjarja po konsiderohet si një dështim i thellë i agjencisë.

RelatedPosts

Ndërron jetë analisti i njohur amerikan i çështjeve të Ballkanit, Janusz Bugajski

Luftë e heshtur në Karaibe/ Trump çon CIA-n, Maduro moblizion ushtrinë

“Paqe pa raketa”, Trump takon Zelenskyn. I pret shpresat për “Tomahawk”

FBI-ja identifikoi të dielën 20 vjeçarin Thomas Matthew Crooks si “subjektin e përfshirë” në atentatin e së shtunës ndaj ish presidentit Trump, një nga aktet e profilit më të lartë të dhunës politike në disa dekada.

Agjencia tha se Crooks ishte nga Bethel Park i Pensilvanisë, rreth një orë larg nga vendi i tubimit politik ku zoti Trump u qëllua në vesh, ndërsa mbante një fjalim për fushatën.

Crooks u vra nga personeli i Shërbimit Sekret. Ai ishte vetëm 150 metra larg vendit ku po fliste ish-Presidenti Trump kur hapi zjarr.

Presidenti Joe Biden tha të dielën se ai ka kërkuar një analizë të pavarur të masave të sigurisë në tubim. Zoti Biden tha se ai ka udhëzuar gjithashtu Shërbimin Sekret të SHBA-së që të rishikojë të gjitha masat e sigurisë për Kuvendin Kombëtar Republikan, që fillon të hënën në Miluoki.

Biden u bëri thirrje amerikanëve që të mos spekullojnë lidhur me motivin e autorit të sulmit.

FBI po e heton atentatin si një akt të mundshëm terrorizmi të brendshëm. Sulmi tronditi majat e sistemit politik amerikan dhe solli si rezultat – të paktën përkohësisht – një zbutje të fushatës së nxehtë presidenciale të 2024-ës.

Motivi i autorit mbetet i paqartë. Familja e tij po bashkëpunon me autoritetet.

Në makinën e autorit të dyshuar të sulmit u gjetën materiale për prodhim bombash dhe se të tilla materiale u gjendën edhe në shtëpinë e tij.

Prirjet politike të tij nuk ishin të qarta. Ai ishte regjistruar si votues republikan. Por, sipas të dhënave të Komisionit Federal Zgjedhor kur ishte 17 vjeç, ai pati dhënë edhe një kontribut prej 15 dollarësh për organizatën politike “ActBlue”, e cila mbledh fonde për kandidatë demokratë dhe me prirje të majta.

Kevin Rojek, agjent i posaçëm i FBI-së i ngarkuar me zyrën në terren në Pittsburgh, u tha gazetarëve se “është e habitshme” që personi i armatosur qëlloi katër ose pesë herë përpara se të vritej.

“Aktualisht nuk kemi një motiv të identifikuar, megjithëse hetuesit tanë po punojnë pa u lodhur në përpjekje për të gjetur se cili ishte ai motiv”, tha agjenti Rojek, duke vënë në dukje se hetimi mund të zgjasë me muaj./VOA

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Reese Witherspoon flet për shkrimin e një trilleri: ‘Çfarë lidhje kanë vajzat me bikini me zgjidhjen e krimit?’

Reese Witherspoon flet për shkrimin e një trilleri: ‘Çfarë lidhje kanë vajzat me bikini me zgjidhjen e krimit?’

18 October, 2025
Kontrabandist dënohet me 40 vjet burg pasi transportoi pjesë raketash balistike nga Irani

Kontrabandist dënohet me 40 vjet burg pasi transportoi pjesë raketash balistike nga Irani

18 October, 2025
A mund të udhëtojë “Kremlini Fluturues” i Putinit përmes hapësirës ajrore të BE-së për në Budapest?

A mund të udhëtojë “Kremlini Fluturues” i Putinit përmes hapësirës ajrore të BE-së për në Budapest?

18 October, 2025
Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

18 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result