ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Lufta ndaj narkotrafikut, ushtria e SHBA shpërthen varkën e 4 venezueliane me drogë 7 hours ago
Britaniku koncert për gratë e burgosura në Shqipëri dhe familjet në nevojë 7 hours ago
Dalin pamjet! Me armë në makinë tenton t’i ikë policisë, përplas 9 mjete dhe efektivin me bashkëshorten në motor 7 hours ago
Pse rregulli “mos shko në shtrat i zemëruar” po e dëmton marrëdhënien tënde? 9 hours ago
Rreziku i padukshëm, kimikatet e përditshme që po dëmtojnë shëndetin tonë 9 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Piktori nga Buçimasi që la shkollën për të ndjekur pasionin

albnews by albnews
10 July, 2021
in Albania
0
Piktori nga Buçimasi që la shkollën për të ndjekur pasionin
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Qemal Guri nga Buçimasi i Pogradecit që në vegjëli nuk resht së pikturuari. Prindërit vendosën që ai të studionte në shkollën e mesme teknike. Po Guri e la për të ndjekur pasionin e tij.

“E kam nisur si fëmijët e tjerë me dëshirë që në vegjëli. Edhe pse kisha talent prindërit më çuan në shkollë teknike të minierave, më pas pa e mbaruar shkollën e minierës nisa atë të pikurës”.

RelatedPosts

Britaniku koncert për gratë e burgosura në Shqipëri dhe familjet në nevojë

Dalin pamjet! Me armë në makinë tenton t’i ikë policisë, përplas 9 mjete dhe efektivin me bashkëshorten në motor

Gara për Tiranë, aktori Florjan Binaj shpall kandidaturën

Kujton me nostalgji çmimin e parë, që mori pasi pikturoi portretin e të shtrenjtit të tij.

“Në vitin 1988 me talentet e rinj kam marrë një çmim në Durrës. Çmimi I parë nuk harrohet kurrë, bëra portretin e babait. Mora 5 mijë lekë të vjetra po atëherë ishte shumë”.https://www.youtube.com/embed/ivQzgvlvq3s?feature=oembed

Me ardhjen e demokracisë emigroi për 4 vite në Greqi, por kur u kthye vendi kish ndryshuar. Askujt si binte në mendje për artin.

“Edhe në Greqi pikturoja. Kur u ktheva në ‘95, askush nuk blinte piktura mbeta keq dhe u detyrova të hapja një mobileri. Pikturoja më pak se në fakt pikturën nuk e shoh si biznes”.

Teksa vitet kalonin 57 vjeçari iu kthye pikturës me kohë të plotë. Kur moti është i mirë del buzë liqenit. Preferon më shumë peisazhin. Pikturon dhe kur largohet nga qyteti.

“E kur kam ikur me pushime në Vlorë kam pikturuar. Dhe në Korçë kam pikturuar në Vithkuq dhe rrugës për në Ersekë kam pikturuar”.

Kur takon të rinj dhe fëmijë ndjen keqardhje kur mëson prej tyre se në shkollë nuk marrin dije për pikturën.

“Edhe vetë ne e kemi fajin. Vizatimin në shkolla nuk e japin piktorët, por mësues që nuk plotësojnë normën. Nga klasa e parë në të pestën nuk bën mësim pikture asnjë piktor. Bëj kurse në verë. Ka nga ata që nuk dine të kapin lapsin, as që të presin lapsin”.

Në ditët e nxehta të verës përpiqet të shesë punimet. Kënaqet kur ka blerës që  njohin vlerën pikturë. “Ishte një vajzë 22 vjeç dinte të lexonte pikturën. Edhe pse nuk kishte shumë lekë bleu tre”.

E mërzisin ata blerës që e shohin pikturën si orendi. “Ka nga ato femra që blejnë ngjyrat jo pikturën, në fillim ndjehesha keq. Tani jam mësuar disi. Vinin dhe thonin do ta ble këtë se më kombinon me ngjyrat e murit. Vinin dhe thonin kjo me kë shkon. Piktura shkon me çdo gjë që e rrethon, pasi piktura shpreh”.

Qemal Guri thotë se i shet lirë pikturat. Nuk ka qëllim të fitojë shumë para, por të vazhdojë pasionin. “Nëse nuk i shes nuk do pikturoj dot më se duhet të ble bojëra dhe kanavacë”.

Për momentin nuk po del të shesë piktura pasi është në pritje të lejes së ushtrimit të aktivitetit.

Vuan nga disa sëmundje kronike, po pikturën nuk e lë. Thotë që nuk do ndalojë deri në frymë të fundit. “S’besoj të ketë fuqi tjetër përveç zotit të më ndalë së pikturuari. S’do ndaloj deri në frymën e fundit”.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Lufta ndaj narkotrafikut, ushtria e SHBA shpërthen varkën e 4 venezueliane me drogë

Lufta ndaj narkotrafikut, ushtria e SHBA shpërthen varkën e 4 venezueliane me drogë

5 October, 2025
Britaniku koncert për gratë e burgosura në Shqipëri dhe familjet në nevojë

Britaniku koncert për gratë e burgosura në Shqipëri dhe familjet në nevojë

5 October, 2025
Dalin pamjet! Me armë në makinë tenton t’i ikë policisë, përplas 9 mjete dhe efektivin me bashkëshorten në motor

Dalin pamjet! Me armë në makinë tenton t’i ikë policisë, përplas 9 mjete dhe efektivin me bashkëshorten në motor

5 October, 2025
Pse rregulli “mos shko në shtrat i zemëruar” po e dëmton marrëdhënien tënde?

Pse rregulli “mos shko në shtrat i zemëruar” po e dëmton marrëdhënien tënde?

5 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result