Piktori shqiptar hap ekspozitën e tij në Austri

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Piktori i njohur nga Kosova, Resul Jusufi, jeton prej vitesh në Grac të Austrisë. Prej 22 vitesh ai ka hapur ekspozita në shumë vende të botës. Në mesin e muajt shtator, në galerinë Gries, piktori prizrenas do të hapë edhe një ekspozitë tjetër në Grac të Austrisë.

Piktori i cili e përkufizon krijimtarinë e tij me shprehjen “Unë pikturoj ndjenja, jo objekte”, për gjatë gjithë karrierës së tij, ka marrë pjesë në shumë ekspozita, si personale dhe në grupor. Ekspozitat e tij artistike njihen tashmë në Shqipëri, Poloni, Zvicër, Kosovë, Gjermani, Korenë e Jugut dhe Austri. Sidoqoftë, atij i pëlqeu më shumë në Grac, aty ku ai tani ka vendbanimin e tij kryesor.

Ekspozita e tij do të hapet më 13 shtator 2021, nga ora 17:00 në galerinë Gries në Citypark.

Share This Article