ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Britania e Madhe, Kanadaja dhe Australia njohin zyrtarisht shtetin palestinez 57 minutes ago
Gazeta e madhe italiane zbulon detajet: Inter u tërhoq nga gara për Lookman shkaku i këtij lojtari 7 hours ago
Aeroplanët luftarakë britanikë “mbrojnë qiellin polak” pas inkursionit të dronëve rusë 7 hours ago
“Merrni mbrapsht të burgosurit”, Trump kërcënon Venezuelën: Do të paguani një çmim të paimagjinueshëm! 7 hours ago
Vdekja misterioze e aktorit të njohur, autoritetet hetojnë disa pista 9 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Piktura si dëshmi e Masakrës së Srebrenicës

albnews by albnews
19 January, 2020
in Bota
0
Piktura si dëshmi e Masakrës së Srebrenicës
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Peter Howsoni i është përveshur rreptë punës në studion e tij në Glasgow. Derisa dëgjohet muzikë klasike, ai shtrihet në karrigen përballë një kanavace të madhe, duke pikturuar me zhdërvjelltësinë e vet në brushë, shkruan sot Koha Ditore.

Të lehurat e qenit të tij, Buster, lajmërojnë ardhjen time, por Howsoni është kaq i zhytur në punën e tij sa ai as nuk sheh rrotull. Kalojnë disa minuta derisa në fund, me gjasë i kënaqur me pjesën ku ishte përqendruar, Howsoni ngrihet nga karrigia për të më përshëndetur.

Sapo lëviz nga kanavaca, mund t’ia shohë krejt pikturën. Është një copëz e fuqishme, një aso që paraqet skena të papërfytyrueshme tmerri, në qendër të së cilës është një masë e koklavitur trupash dhe gjymtyrë të shpërfytyruara në mënyrë groteske.

RelatedPosts

Shtëpia e Bardhë publikon një video në nder të Charlie Kirk

“Merrni mbrapsht të burgosurit”, Trump kërcënon Venezuelën: Do të paguani një çmim të paimagjinueshëm!

Vdekja misterioze e aktorit të njohur, autoritetet hetojnë disa pista

Djemtë e rinj dhe burrat mbahen me forcë brenda një rrethoje. Disa tashmë shtrihen përdhe të vdekur. Të tjerët po japin shpirt. Ose po përkulen në pritje të fatit të tyre në duart e ekzekutuesve të tyre fytyrëzbrazët. Një pjesë e qiellit llamburit në të kuqe prej zjarrit. Sipër një peme, e pa vënë re nga ata që janë poshtë, struket një vajzë e vogël, e vetmja sypamëse e plojës brutale që po shplekset.

“Masakra e Srebrenicës”, që është shpalosur në gjysmën e dhjetorit në “St Mungo Museum of Religious Life” në Glasgow, shërben si një përkujtues i fuqishëm i mizorisë më të rëndë në truallin evropian qysh prej Luftës së Dytë Botërore.

Kujtimet e trishta

Në korrik të vitit 1995, gjatë kulmit të luftës në Bosnjë, në Srebrenicë ndodhi gjenocidi i më shumë se 8 mijë burrave dhe djemve myslimanë. Howsoni nuk është i huaj kundrejt barbarisë. Ai ishte ngarkuar nga “Imperial War Museum” që të regjistronte konfliktin fetar dhe etnik në ish-Jugosllavi në vitin 1992, dhe një vit më vonë ishte caktuar si artist zyrtar britanik për Bosnjën. Përvoja, thotë ai, ka pasur ndikim të thellë e të gjatë. Ka pasur çaste, pranon Howson, kur ai e ka vënë në pikëpyetje esëllinë e tij.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Britania e Madhe, Kanadaja dhe Australia njohin zyrtarisht shtetin palestinez

Britania e Madhe, Kanadaja dhe Australia njohin zyrtarisht shtetin palestinez

21 September, 2025
INSTAT: Shqiptarët jetojnë më pak se banorët në BE

Gazeta e madhe italiane zbulon detajet: Inter u tërhoq nga gara për Lookman shkaku i këtij lojtari

21 September, 2025
Aeroplanët luftarakë britanikë “mbrojnë qiellin polak” pas inkursionit të dronëve rusë

Aeroplanët luftarakë britanikë “mbrojnë qiellin polak” pas inkursionit të dronëve rusë

21 September, 2025
“Merrni mbrapsht të burgosurit”, Trump kërcënon Venezuelën: Do të paguani një çmim të paimagjinueshëm!

“Merrni mbrapsht të burgosurit”, Trump kërcënon Venezuelën: Do të paguani një çmim të paimagjinueshëm!

21 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result