Piloti britanik udhëtoi me aeroplan për 44 ditë, 18-vjeçari përshkoi 40.000 kilometra duke thyer rekordin e Guiness

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një pilot 18-vjeç ka thyer rekordin e librit Guiness, duke u bërë piloti më i ri i cili udhëtoi me fluturake rreth botës.

Travis Ludlove nga Buckingemshire, ka ateruar në Holandë të martën. Ai udhëtoi 44 ditë dhe gjatë asaj kohe ka përshkuar 40.072 kilometra.

Bëhet fjalë për një djalë të ri – përkatësisht 18-vjeçar dhe 150 ditë, që i bie se është për 13 ditë më i ri sesa rekordmeni i mëparshëm.

Adoleshenti ka thënë se e tëra çfarë e ka brengosur ishte zgjimi në orët e hershme të mëngjesit, shkuarja në shtrat në orët e vona dhe kushtet klimatike siç janë stuhitë.

“Është një ndjenjë e çuditshme, kam mbërritur dhe e di se tani më nuk kam për çfarë të brengosem”, ka thënë Travis.

Me pilotim filloi të merret kur ishte 12-vjeçar, e pasi mbushi 14 u bë piloti më i ri në Britani.

Me aeroplanin Cesna 172R prodhim i vitit 2001, fluturoi mbi Evropës, duke kaluar nëpër Rusi e Amerikë, për të përfunduar në Kanada e më pas në Grenlandë e Islandë.

Rekorderi i mëparshëm ishte Maison Andrews nga Louisiana që kreu fluturimin e tij gjatë vitit 2018.

“Është gjëja më e rrezikshme dhe më e vështirë që ndonjëherë keni mundur të bëni”, pati thënë Andrews.

Share This Article