Piloti i kompanisë “Turkish Airlines” ndërron jetë gjatë fluturimit Seattle-Stamboll

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një pilot i kompanisë “Turkish Airlines” ka ndërruar jetë gjatë fluturimit nga Seattle për në Stamboll.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se Kapiteni Ilcehin Pehlivan, 59 vjeç, shfaqi probleme shëndetësore dhe iu dhanë menjëherë ndihma e parë nga kolegët teksa avioni ishte mbi territorin kanadez të Nunavut.

Megjithatë, ndihma nuk dha efekt dhe ndihmësit e tij vendosën ta ulin avioni “Airbus A350” në aeroportin “John F Kennedy” të Nju-Jorkut.

Pehlivan kishte prej vitit 2007 që punonte në “Turkish Airlines” dhe i ishte nënshtruar kontrolleve mjekësore rregullisht, të fundit në muajin mars dhe nuk kishte shfaqur asnjë problem shëndetësor që të ndikonte gjatë punës së tij.

Share This Article