Piloti i “Top Gear” në gjendje të rëndë në spital pas aksidentit tragjik gjatë filmimit të një dokumentari

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Piloti i njohur i “Top Gear”, Andrew Flinthoff (Freddie) ndodhet në spital pas një aksidenti fatal gjatë xhirimeve për një dokumentar të BBC.

45-vjeçari ishte nën drejtimin e një mjeti të shpejtësisë së lartë në Dunsfold Park Aerodrome në Surrey, ndërsa makina u përfshi në aksident kur temperatura ishte zero gradë/celsius.

Sikurse njofton BBC, piloti, baba i katër fëmijëve, është marrë me urgjencë nga ambulanca dhe është dërguar në spitalin rajonal, ndërsa ka marrë plagë të rënda, por deri më tani jo kërcënuese për jetën.

Ky aksident vjen rreth tri vite pas një tjetër aksidenti ku u përfshi Flinthoff, ku i shpëtoi për mrekulli vdekjes, ndërsa drejtonte makinën me mbi 160 km/orë.

Megjithatë, edhe pse ka pasur disa situata të tilla aksidentesh, ai nuk është tërhequr asnjëherë nga pasioni tij për sportet ekstreme.

Share This Article