Pilula për trajtim në shtëpi, Pfizer konfirmon efektivitetin e Paxlovid

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një medikament i ri që trajton Covid-19 është testuar me sukses. Paxlovid, i prodhuar nga Pfizer, rezultoi efektiv në analizën përfundimtare të provës klinike të Fazës 2/3. Ilaçi i ri parandaloi në 89 për qind të rasteve që persona me rrezik të lartë nga Covid-19 që të shtroheshin në spital ose të përfundonin në fatalitet.

Gjetjet janë në përputhje me rezultatet e analizës së ndërmjetme që kompania publikoi muajin e kaluar, megjithëse të dhënat e plota nuk janë bërë publike.

Pfizer ka aplikuar pranë Administratës së Ushqimit dhe Barnave për autorizim përdorimi emergjent pas disa javësh, por për këtë komiteti këshillues i FDA-së nuk është mbledhur ende.

Ekspertët thonë se një pilulë antivirale për Covid-in do të kishte një ndikim të madh në pandemic, pasi do të bënte të mundur trajtimin në shtëpi. Trajtimet aktuale janë të disponueshme vetëm me injeksion ose IV.

Administrata e Biden muajin e kaluar njoftoi se do të dyfishojë sasinë e parashikuar të blerjes së Paxlovid nga Pfizer.

Një trajtim i plotë i Pfizer me këtë medikament është tre pilula që merren dy herë në ditë për pesë ditë.

Parimi mbi të cilin funksionon ilaçi është parandalimi i replikimit të virusit në trup. Paxlovid rezultoi më efektiv iu dha pacientëve në tre ditët e para të fillimit të simptomave.

Share This Article