Replika në distancë po zhvillohen mes kreut të Grupit të PD-së Gazment Bardhit dhe kryeministrit Edi Rama në lidhje me rinisjen e hetimeve nga SPAK për çështjen e laboratorit të kokainë në Xibrakë dhe dyshimet e përfshirjes së Olsi Ramës në këtë aktivitet.
Pasi Rama reagoi për shkresat e publikuara nga Gazment Bardhit, përmes së cilave thoshte se ishin provë që SPAK ka rinisur hetimet, ky i fundit i është përgjigjur kreut të qeverisë me ironi duke thënë ‘piktori bën si jurist’.
Ndër të tjera Bardhi tha se ‘halli i ri i Ramës mban numrin 88, dosja e rinisjes së hetimeve nga SPAK për Olsi Ramën dhe kokainën e Xibrakës’.
Vëllai i madh i Olsit paska marrë avokat shumë të dobët! Megjithatë lajm i mirë shumë që ka marrë avokat! Për këto çështjet e trafikantëve të drogës do t’i këshilloja ER të nxirrte Ë.Agaçin të flasë se ka eksperiencë në avokatinë e tyre.
E ka bërë lëmsh dhe s’di çfarë shkruan, por në një pikë duket dora e tij: aty ku i jep urdhra SPAK-ut. Gabim i rëndë që, zakonisht, e bën sa herë ka një hall. Halli i ri i Ramës mban numrin 88, dosja e rinisjes së hetimeve nga SPAK për Olsi Ramën dhe kokainën e Xibrakës.
Derisa ta thërresë SPAK-u për shpjegime, mund t’u kursejë shqiptarëve kohë dhe t’u thotë me fjalë piktori:
ÇFARË E LIDH OLSIN ME MAKINËN AA 653 DM?