Pirlo: Ia dhuruam fitoren Portos në pjatë argjendi

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo, është shprehur i mllefosur me skuadrën e tij që, sipas tij, ia dhuroi Portos golin e parë në pjatë argjendi, në humbjen e së mërkurës 2:1 në Ligën e Kampionëve.

Porto shënoi nga një herë në fillim të të dy pjesëve përmes Mehdi Taremi dhe Moussa Marega, por një gol i vonshëm i Federico Chiesas ia mbajti gjallë shpresat gjigantit të Serie A, transmeton Gazeta Express.

Por Pirlo ishte i mllefosur prapëseprapë me paraqitjen e skuadrës së tij në ndeshjen e parë të 1/8 e finales, veçanërisht me gabimin trashanik në posedim që ia dhuroi Taremit golin e parë.

Juventusi do ta presë Porton në Torino për ndeshjen e kthimit, me përparësinë e golit të shënuar si mysafir.

“Ne u përgatitëm mirë për këtë ndeshje, nuk e mbajtëm qëndrimin që deshëm por fakti që e pranuam një gol në minutat e para duke ia dhuruar atë kundërshtarit në pjatën e argjendtë, i vështirësoi gjërat për ne”, tha Pirlo për Sky Sport Italia.

“Patëm qasje të gabuar pasi e pranuam golin. Ne planifikuam të sulmonim në hapësira të thella, por kur e mban topin shumë në këmbë, atëherë gjërat komplikohen”, shtoi ai.

Share This Article