Kreu i shtetit të Punjabit, Bhagwant Mann, u shtrua në spital të martën pasi piu ujë nga një lumë për të provuar se ishte i pijshëm. “Indian Express” publikon se Mann u shtrua në spitalin Indraprastha Apollo në Delhi, për shkak të dhimbjeve të forta në stomak.
Në videon që tashmë është bërë virale, politikani shfaqet duke futur një gotë me ujë në Kali Bein (një përrua i konsideruar i shenjtë në Sultanpur Lodhi) dhe duke e pirë atë gjatë 22-vjetorit të pastrimit të lumit. Ai e bëri këtë për të treguar se Kali nuk ishte i kontaminuar dhe, vetëm dy ditë pasi kishte pirë ujin, ai u shtrua në spital.
Nga ky moment, informacioni nuk është i qartë. Nga njëra anë, administrata e Punjabit shpjegoi se shtrimi në spital i së martës mbrëma ishte vetëm për një “kontroll rutinë” të politikanit. Nga ana tjetër, sipas mediave lokale indiane, si Zee News, Mann u shtrua për helmim.
Sipas këtij mediumi, Mann filloi të kishte dhimbje të forta stomaku në rezidencën e tij zyrtare në Chandigarh. Prej aty, ai u transferua në një spital privat në Nju Delhi. Si Mann, ashtu edhe administrata e tij, kanë pretenduar se incidenti nuk ka ndodhur dhe kanë shpjeguar se ishte thjesht një kontroll rutinë shëndetësor.