ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Kamboxhia mbyll pikat kufitare me Tajlandën ndërsa luftimet vazhdojnë 8 minutes ago
Ministrat evropianë mbështesin planin e GJEDNJ-së për të luftuar migracionin e paligjshëm 11 minutes ago
Në Mbretërinë e Bashkuar përkujtojnë viktimat e Bondit ndërsa policia rrit sigurinë në komunitetet hebraike 23 minutes ago
Titujt e Gazetave në UK 27 minutes ago
Çfarë dimë për të shtënat në Bondi Beach në Hanukkah 37 minutes ago
Next
Prev
Home Kosova

PJ Harvey në ShBA me rrëfimin e jetësuar edhe në Kosovë

albnews by albnews
1 March, 2020
in Kosova, UK
0
PJ Harvey në ShBA me rrëfimin e jetësuar edhe në Kosovë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Muzikantja dhe tekstshkruesja angleze, PJ Harvey, në dhjetor të vitit 2015 kishte qenë për të dytën herë në Kosovë. Ky mision faktmbledhës do t’i jepte shkëndija frymëzimit për albumin që do ta realizonte një vit më vonë “The Hope Six Demolition Project”.

Gjatë kohës së qëndrimit në Kosovë, ajo kishte mbajtur ditar për udhëtimet e saj ashtu që mendimet e kundrimet e saj u përshtatën edhe në një radiodramë që u shfaq në BBC. “On Kosovo Field” ishte shkruar prej Fin Kennedyt dhe shpaloste rrëfimin e dy fëmijëve të lindur në Kosovë, të rritur në Manchester, që rikthehen në vendlindje pasi e marrin vesh se një varrezë masive është zbuluar afër shtëpisë së tyre. Rrëfyer nëpërmjet pesë episodeve dhe me emetimin e këngëve në version demo të thurura nga Harvey në rrëfim, programi kishte përfshirë ish-aktoren e “Coronation Street”, Michelle Keegan dhe Nico Mirallegro të “Mad Fat Dairy”.

Ndërkaq filmi “A Dog Called Money”, me skenar dhe regji të fotogazetarit të njohur Seamus Murphy, qëmton udhëtimet e Murphyt dhe Harveyt përmes Washingtonit, Kosovës dhe Afganistanit. Prej tyre u përftua jo vetëm albumi, por edhe projekte të tjera bashkëpunuese përfshirë edhe “The Hollow of the Hand”, një libër 224-faqesh që paraqet poezitë e Harveyt përkrah fotografive të Murphyt.

RelatedPosts

Ministrat evropianë mbështesin planin e GJEDNJ-së për të luftuar migracionin e paligjshëm

Në Mbretërinë e Bashkuar përkujtojnë viktimat e Bondit ndërsa policia rrit sigurinë në komunitetet hebraike

Titujt e Gazetave në UK

Dyshja Murphy-Harvey kanë punuar bashkërisht më 2011, kur Murphy bëri videot për 12 këngët e saj në albumin e saj të vlerësuar “Let England Shake”.

Edicioni i 10-të i festivalit ndërkombëtar të filmit dokumentar dhe të shkurtër “DokuFest” ishte bërë sebep që Harvey të vinte në Kosovë më 2011. Aty ajo kishte shpalosur albumin e tetë të saj “Let England Shake”.

Asokohe në një intervistë për Kohavision dhe “Koha Ditore”, artistja britanike kishte premtuar se do të rikthehej me një koncert në Kosovë. Gjatë bisedës fituesja e dyfishtë e “Mercury Prize” kishte thënë se i ka pëlqyer Prizreni dhe shfaqja e filmave në kinema të hapur.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Kamboxhia mbyll pikat kufitare me Tajlandën ndërsa luftimet vazhdojnë

Kamboxhia mbyll pikat kufitare me Tajlandën ndërsa luftimet vazhdojnë

15 December, 2025
Ministrat evropianë mbështesin planin e GJEDNJ-së për të luftuar migracionin e paligjshëm

Ministrat evropianë mbështesin planin e GJEDNJ-së për të luftuar migracionin e paligjshëm

15 December, 2025
Në Mbretërinë e Bashkuar përkujtojnë viktimat e Bondit ndërsa policia rrit sigurinë në komunitetet hebraike

Në Mbretërinë e Bashkuar përkujtojnë viktimat e Bondit ndërsa policia rrit sigurinë në komunitetet hebraike

15 December, 2025
Titujt e Gazetave në Uk

Titujt e Gazetave në UK

15 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result