Pjesë e Bordit të Paqes, Berisha: Asgjë nuk e shpëton Ramën nga rrokullima e madhe

albnews
By
4 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se pjesëmarrja e Kryeministrit Rama në Bordin e Paqes, me ftesë të Donald Turmp, nuk do ta shpëtojë atë nga rënia nga pushtetit.

“Asgjë nuk e shpëton atë nga rrokullima e madhe. Këtë mund t’u them. Ai është në procesin e rrokullimës së madhe. Edi Rama po fshihet pas Lubisë sepse e di që në mënyrë absolute fill mbrapa do jetë krahas saj. Përndryshe, Anila, të kujtohet ty Makbethi se si shkoi ajo dhe i hodhi vaj të nxehtë.

Lubisë do i kishte hedhur plumb të shkrirë në vesh ai po të mos qe halli se dosja flet dy rreshta për të dhe një rresht për Lubinë”, tha Berisha pasi doli nga SPAK, ku ishte në zbatim të masës së sigurisë detyrim paraqitje vendosur nga Gjykata.

Çfarë është Bordi i Paqes dhe roli i Ramës

Shqipëria ka marrë një ftesë zyrtare nga presidenti amerikan Donal Trump për t’u bashkuar në Bordin e Paqes, planin e SHBA për zgjidhjen e konfliktit dhe rindërtimit të Gazës. Shtëpia e Bardhë konfirmon përA2 CNN se nëse një vend do të bëhet anëtar i përhershëm duhet të kontribuojë me1 miliard dollarë, në rast të kundërt mandatin do ta ketë tre vjeçar.

“Nuk ekziston asnjë kërkesë për të kontribuar 1 miliard dollarë, apo ndonjë shumë financiare për t’u bashkuar me BOP. Dokumenti themeltar parashikon vetëm se, nëse një vend kontribuon 1 miliard dollarë, ai fiton statusin e anëtarit të përhershëm, në vend të anëtarësimit me afat tre vjeçar”, iu përgjigj Shtëpia e Bardhë A2 CNN.

Gjithashtu Shtëpia e Bardhë sqaron për veprimtarinë e nisëm së Presidentit të Donal Trump.

“Bordi i Paqes ka një mandat shumë ambicioz për rindërtimin e plotë të Gazës, dhe fondet e mbledhura do të përdoren drejtpërdrejt për realizimin e këtij qëllimi. Bordi i Paqes do të veprojë si një aktor udhëheqës në këtë fushë, duke garantuar që pothuajse çdo dollar i mbledhur të shpenzohet drejtpërdrejt për zbatimin e mandatit të tij. Nuk do të ketë paga të fryra apo barrë të rëndë administrative, siç ndodh me shumë organizata të tjera ndërkombëtare”, vijon përgjigja e Shtëpisë së Bardhë për A2 CNN.

Kryeministri Edi Rama, pak orë pasi mori ftesën e publikoi në rrjetet e tij sociale, duke premtuar që kjo do të jetë një mundësi e mirë për Shqipërinë.

“Dhe me nderin e kënaqësinë e ndarjes me ju të letrës që mora dje nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald J. Trump, duke ju falënderuar për privilegjin e besimit që më keni dhënë, si edhe duke ju siguruar se do të bëj deri në fund gjithçka duhet për ta lartësuar emrin e Shqipërisë e dinjitetin e shqiptarëve”, u shpreh Rama, raporton A2 CNN.

Pas shumë reagimesh në vend, shefi i qeverisë shqiptare sqaron se nuk do të paguajë 1 miliard dollarë për të qenë anëtar i përhershëm në Bordin e Paqes, si rrjedhojë Tirana zyrtare do të ketë një mandate 3 vjeçar.

Gjithashtu Rama mohon që me këtë pjesëmarrje ai të ketë negociuar për marrjen e palestinezëve në Shqipëri, si dhe mohon faktin që letra u është drejtuar të gjitha vendeve të OKB.

Qeveria shqiptare nuk ka dhënë një sqarim nëse vendi ynë do të paguajë 1 miliard dollarë për të qenë anëtar i përhershëm, apo kryeministri Edi Rama do të mjaftohet edhe me një mandat 3-vjeçar. Shtëpia e Bardhë sqaroi se paratë do të shkonin direkt për përmbushjen e përpjekjeve për rindërtimin e Gazës. 

Share This Article