Pjesë të një droni rus ranë në territorin e saj, Rumania: Një shkelje serioze e sovranitetit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mbetjet e një droni të përdorur në një sulm rus në një port ukrainas janë gjetur në territorin rumun.

Presidenti i Rumanisë Klaus Iohannis, thotë se sulmi, të cilin ministria e mbrojtjes po heton, do të ishte një shkelje serioze e sovranitetit të Rumanisë.

Një sulm ndaj Rumanisë, e cila është anëtare e NATO-s, do të ishte “plotësisht e papranueshme”, tha Klaus Iohannis.

Të hënën, ministria e jashtme e Ukrainës kishte raportuar se dronët Shahed “ranë dhe shpërthyen” në Rumani të dielën mbrëma pas sulmit të fundit rus në portin ukrainas të Izmail.

Ai e quajti incidentin një provë të mëtejshme të “kërcënimit të madh” të paraqitur nga Moska për fqinjët e Ukrainës.

Ministri i Mbrojtjes i Rumanisë, Angel Tilvar, ka vizituar rajonin e Deltës së Danubit afër kufirit me Ukrainën dhe njoftoi se ishin gjetur disa pjesë të një droni./BBC

Share This Article