Pjesëtarja e FSK-së siguron vend në Akademinë Mbretërore britanike

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ushtarja nga Regjimenti i dytë i FSK-së, Endrita Brahimi ka siguruar një vend në Akademinë Mbretërore Ushtarake Sandhurst (RMAS) në Britani të Madhe.

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë thotë se Endrita do të jetë kandidatja e shtatë nga FSK që do t’i bashkohet Akademisë britanike në fjalë.

Këshilltari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, nënkoloneli John Hunter tha: “Endrita performoi jashtëzakonisht mirë në të gjitha aspektet e procesit të përzgjedhjes, performanca e saj fizike ishte shumë e lartë, jam i bindur se ajo do të ketë çdo sukses në Sandhurst”, thuhet në njoftim.

Endrita Brahimi ka pasur sukses edhe në ngjarje tjera ndërkombëtare siç ishte ajo e qershorit të vitit të kaluar në Kroaci.

Pjesëmarrja në gara të tilla, promovon vlerat dhe shkëmbimin e përvojave, ndërsa rezultati i arritur dëshmon edhe njëherë profesionalizmin dhe përgatitjen e lartë që kanë pjesëtaret e FSK-së.

Share This Article