ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Kova me para pas murit: Brenda shtëpisë 24 milionë dollarëshe në Miami ” (video) 9 hours ago
A keni ndjerë ndonjëherë nevojën për t’u fikur? Nervi juaj vagus mund të mbajë çelësin. 9 hours ago
Prodhimi i opiumit në Afganistan bie ndjeshëm pas ndalimit të talibanëve, sipas një raporti të OKB-së 9 hours ago
Botuesi ikonik indian i komikëve humbet vizatime të çmuara në zjarr 10 hours ago
Mijëra kinezë të joshur jashtë vendit dhe të detyruar të bëhen mashtrues – tani Pekini po merr masa të ashpra 10 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Pjetri mohoi akuzat, reagon PD: Ja dokumentet që provojnë se nuk ka udhëtuar drejt Italisë

albnews by albnews
9 August, 2019
in Albania
0
Pjetri mohoi akuzat, reagon PD: Ja dokumentet që provojnë se nuk ka udhëtuar drejt Italisë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Dega e Partisë Demokratike në Shkodër ka reaguar pas deklaratës së kryebashkiakut të zgjedhur, Valdrin Pjetri, duke rrëzuar, sipas saj, pretendimet se ai ka udhëtuar drejt Italisë gjatë periudhës 2002-2010.

I pyetur sot nga gazetarët nëse është e vërtetë se nuk ka udhëtuar për 10 vjet drejt Italisë, Pjetri tha: “Nuk është e vërtetë, kam shkuar disa herë. Po të shikohet TIMS është e verifikueshme dhe prandaj kam këtë lloj qetësie. Nuk kam patur asnjë lloj problemi”.

RelatedPosts

Ishin në kërkim, kapen tre persona në Rinas, mes tyre Denis Xhelili që ‘furnizonte’ Anglinë drogë të klasit A

Kandidati i Edi Ramës në Tepelenë, nuk denjon as të regjistrohet si votues në Tepelenë, por voton në Tiranë

Studimi: Çmimet në Shqipëri mesatarisht 89% më të larta se në BE, mungon konkurrenca në treg

Por sipas PD-së, që publikon të dhënat e sistemit TIMS, “vërtetohet se Valdrin Luigj Pjetri, nuk ka udhëtuar drejt Italisë nga viti 2002 deri në 2010.”

“Partia Demokratike rikonfirmon sot se Vladrin Pjetrin, përfaqesuesin e klanit kriminal të Rilindjes në Shkodër, nuk e pret karrigia e kryetarit të Bashkisë Shkodër, por qelia e burgut, për falsifikm të formularit të dekriminalizimit”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e PD-së.

Reagimi i plotë:

Shkodranët e dëgjuan sot Valdrin Pjetrin, me me ze te mekur e koken ulur, teksa genjente per te shkruarin e tij kriminale. Personi që tenton të uzurpojë Shkodrën pas emërimit përmes votimeve socialiste të 30 qershorit, mashtroi edhe sot ditën për diell shkodranët.

Ai deklaroi se ka lëvizur drejt Italisë në periudhën 2002- 2010 dhe për këtë gjoja ishte i qetë. Valdrini i partisë harron se të gjitha lëvizjet janë të monitoruara nga sistemi TIMS. Valdrini, si përfaqësues ndër më të rinjtë të klanit kriminal Rama, vazhdon në gjurmët e Gjushit me shokë.

Partia Demokratike disponon dhe sot, bën publik dokumentin e nxjerrë nga sistemi TIMS, ku vërtetohet se Valdrin Luigj Pjetri, nuk ka udhëtuar drejt Italisë nga viti 2002 deri në 2010.

Pra Vladrin Pjetri eshte kapur sot ne nje genjeshter te trashe, duke u perpjekur te mashtroje qytetaret e shkoderes.

Ne vend te genjeshtrave, Valdrin Pjetri duhet t’i jap përgjigje ketyre pyetjeve:

Pse i ndërpreve studimet në itali, ku qëndrove vetëm një vit?

Pse gënjen kur thua se ke shkruar rregullisht në Itali, ku sistemi TIMS konfirmon atë që PD ka thënë, që ti nuk ke shkelur ne Itali në periudhën 2002- 2010?

A je arrestuar dhe a je denuar me 18 muaj burg në Itali, apo edhe ti nuk din gjë për këtë si Elvis Rroshi i Kavajës?

A të kanë dëbuar nga Italia si person që përben rrezik për sigurinë publike atje?

A e njeh Altin Dodën dhe a ke qenë i përfshire bashkë me të në trafik droge dhe vjedhje?

A buron pasuria jote nga trafiku i drogës dhe a jeni ju subjekt i ligjit antimafia?

Këto janë pyetjet që presin pergjigje qytetarët e Shkodres dhe jo gënjeshtrat e tua me zë të mekur dhe që shfaqin qartë hallin e madh ku ke rënë.

Partia Demokratike rikonfirmon sot se Vladrin Pjetrin, perfaqesuesin e klanit kriminal te Rilindjes ne Shkoder, nuk e pret karrigia e kryetarit të Bashkise Shkodër, por qelia e burgut, për falsifikm të formularit të dekriminalizimit.

Edi Rama nuk e mbron dot, siç nuk mbrojti dot me mashtrime as Elvis Rroshin, as Mark Frrokun, as Arben Ndokën, as Armando Prengën dhe  kriminelë të tjerë të sojit tënd.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Kova me para pas murit: Brenda shtëpisë 24 milionë dollarëshe në Miami ” (video)

“Kova me para pas murit: Brenda shtëpisë 24 milionë dollarëshe në Miami ” (video)

9 November, 2025
A keni ndjerë ndonjëherë nevojën për t’u fikur? Nervi juaj vagus mund të mbajë çelësin.

A keni ndjerë ndonjëherë nevojën për t’u fikur? Nervi juaj vagus mund të mbajë çelësin.

9 November, 2025
Prodhimi i opiumit në Afganistan bie ndjeshëm pas ndalimit të talibanëve, sipas një raporti të OKB-së

Prodhimi i opiumit në Afganistan bie ndjeshëm pas ndalimit të talibanëve, sipas një raporti të OKB-së

9 November, 2025
Botuesi ikonik indian i komikëve humbet vizatime të çmuara në zjarr

Botuesi ikonik indian i komikëve humbet vizatime të çmuara në zjarr

9 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result