“Pketa anti-shpifjes”, KE: Jo në përputhje me lirinë e medias, të rishikohet

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Komisionerja për të Drejtat e Njeriut në Këshillin e Evropës, Dunja Mijatović ka kritikuar paketën “anti-shpifje” të Qeverisë shqiptare, e cila është planifikuar të kalojë nesër në Kuvend.

Mijatović shprehet thellësisht e shqetësuar për këtë paketë të Qeverisë së Edi Ramës dhe kërkon ndërhyrje urgjente për përmirësimin e saj.

“Jam shumë e shqetësuar të mësoj se këtë javë Parlamenti shqiptar vazhdoi me shqyrtimin e dy projekt-ligjeve, të njohura si “paketa anti-shpifje”. Këto ligje kanë nevojë urgjente për përmirësim. Disa dispozita nuk janë në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe evropiane për të drejtat e njeriut që mbrojnë lirinë e shprehjes dhe lirinë e medieve”, thuhet në reagim./TCH/

Share This Article