Plagjiaturat e ministrave të Arsimit të Shqipërisë e Kosovës, të rinjtë protestë para ambasadave

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Plagjiaturat e ministrave të Arsimit të Shqipërisë dhe Kosovës nxorën në protestë të rinjtë e “Qëndresës Qytetare” dhe organizatës “Për Rritjen e Cilësisë në Arsim”.

Të rinjtë protestuan para Ambasadës së Kosovës në Tiranë dhe njëkohësisht ata të Prishtinës, protestuan para Ambasadës Shqiptare.

“Në krye të arsimit shqiptar qëndrojnë si Ministra Ramë Likaj dhe Evis Kushi,  të cilët janë akuzuar nga aktorë të shoqërisë civile dhe media për plagjiaturë. Ndërkaq asnjëherë nuk kanë sqaruar nga ana e tyre çështjen e integritetit të tyre akademik. Të pasurit në krye të arsimit plagjiatorë si Likaj e Kushi përbën papërgjegjshmërinë më të madhe të qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës duke pasur parasysh situatën e arsimit në Kosovë e Shqipëri”, u shpreh Migen Qiraxhi.

Rinia shqiptare duhet të jetë e bashkuar jo vetëm kundra fenomenit të plagjiaturës por edhe për emancipimin e kombit, u shprehen protestuesit

“Rinia e Kosovë dhe e Shqipërisë duhet të bashkohet kundër çdo lloj vjedhje, kundër çdo lloj gënjeshtre, të kujtdo dhe secilit, për të marrë pozicion të qartë pro emancipimit shoqëror dhe kombëtar. Bashkimi nëpër tubimesh partish apo gjunjëzimi para pushtetarëve nuk i bën dobi kombit shqiptar. Shqiptarëve u duhet bashkimi kundër korrupsionit, kundër hajduteve, kundër gënjeshtrave publike edhe kundër plagjiaturës, për një komb të lirë”, tha më tej Qiraxhi.

Në përfundim të reagimit u zbulua dhe himni anti-plagjiaturë.

Share This Article