Plagosen 7 efektivë, Lleshaj në “Twitter”: Basha të ndalojë sulmin ndaj forcave të policisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shtatë efektivë policie rezultojnë se janë lënduar nga mjetet shpërthyese të hedhura nga protestuesit, e për këtë ka reaguar edhe Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, i cili i kërkon kryedemokratit Basha që t’u bëjë thirrje protestuesve të ndalojnë sulmin ndaj forcave të policisë.

“Një oficer policie është dëmtuar nga mjetet e ndaluara shpërthyese që hodhën protestuesit. Drejtuesit e protestave duket se kanë financa të mëdha për të blerë mjete shpërthyese të ndaluara, por edhe vullnet të plotë për të goditur forcat e rendit. I bëj thirrje Lulzim Bashës që të ndalojë sulmin ndaj forcave të Policisë së Shtetit!”, shkruan Lleshaj.

Pikërisht ministri Lleshja ka bërë të ditur edhe numrin e efektivëve të lënduar.

“Ka mbërritur në 7 numri i policëve të plagosur nga sulmi i militantëve të Lulzim Bashës. Për këtë do të ketë përgjegjësi përpara ligjit”, shkruan Lleshaj në një postim tjetër.

Share This Article