Plagosen 8 punonjës policie në protestën kundër vrasjes së Klodian Rashës

albnews
By
1 Min Read

Mësohet se pasditen e sotme në protestën që është zhvilluar për vrasjen e Klodian Rashës, 8 efektivë policie janë lënduar për shkak të sendeve të forta që janë hedhur nga qytetarët.

8 punonjës policie kanë mbetur të plagosur.  Mësohet se pasditen e sotme në protestën që është zhvilluar për vrasjen e Klodian Rashës, 8 efektivë policie janë lënduar për shkak të sendeve të forta që janë hedhur nga qytetarët.

Qytetarët në protestë! Qindra të rinj, djem, vajza e fëmijë janë mbledhur para Ministrisë së Brendhsme dhe kërkojnë dorëheqjen e Ministri Sandër Lleshaj, dy ditë pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi i policisë. Gjithçka ka nisur në orën 16:00 dhe prej orësh, të rinjtë vijojnë të ulërasin e të kërkojnë drejtësi për të riun që u vra.

Share This Article