Plagosen rëndë dy adoleshentë në Londër

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dy adoleshentë janë plagosur rëndë gjatë një sulmi me armë zjarri dhe thika në pjesën verilindore të Londrës.

Një djalë 17 vjeç është qëlluar me armë dhe është therur me thikë, ndërsa një djalë 18 vjeç është qëlluar me armë në rrugën “Saint James” të dielën në mbrëmje.

Viktima me moshë më të re ndodhet në gjendje kritike dhe po trajtohet në një spital në pjesën lindore të kryeqytetit anglez.

Policia thotë se viktima tjetër ndodhet në gjendje pak më të mirë dhe besohet se është jashtë rrezikut për jetë.

Autoritetet angleze ende nuk e kanë arrestuar asnjë të dyshuar në lidhje me këtë sulm.

“Kemi marrë informatë se në orën 10 e 36 të mbrëmjes, një person i gjinisë mashkullore ka pësuar plagë nga arma e zjarrit. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar të gjitha njësitet e nevojshme policore”, tha një zëdhënës i policisë londineze, shkruan “Independent”.

Share This Article