Plagosen tre policë në Prishtinë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Prishtinë-Vushtrri, më saktësisht në fshatin Stanoc të Epërm, kanë mbetur të lënduar tre policë.

Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka treguar se në aksident ishte e përfshirë një veturë policore.

 “Aksident trafiku me lëndime, i ndodhur rreth orës 21:00, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë zona fshati Stanovc, një veturë policore e përfshirë. Si pasojë e aksidentit tre zyrtarë policor kanë pësuar lëndime trupore”, ka thënë Zahiti.

Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim rreth aksidentit.

Share This Article