Plagoset me thikë 45-vjeçari në Durrës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një 45-vjeçar është plagosur me thikë mbrëmjen e kësaj të diele në Durrës.

Ngjarja është shënuar në lagjen nr. 13, në zonën e plazhit, ku 45-vjeçari është dërguar në spitalin rajonal dhe ndodhet nën kujdesin e mjekësve.

Sipas policisë, dyshohet se ai është konfliktuar me disa persona ende të paidentifikuar.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat që mbeten ende të paqarta dhe identifikuar e kapur autorët.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 17:35, në lagjen nr. 13, Durrës, dyshohet se, gjatë një konflikti, është goditur me mjet prerës (thikë), nga persona ende të paidentifikuar, shtetasi F. S., 45 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor  po punon për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Share This Article