Plagoset rëndë shqiptari 29 vjeçar në St. Gallen

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një grindje ka shpërthyer në një klub nate në anën e pasme të rrugës Poststrasse në St. gallen, të dielën në mbrëmje. Një kosovar 29-vjeçar me këtë rast ka pësuar lëndime të rënda

Policia e qytetit dhe ajo kantonale, si dhe shërbimet e emergjencës, kanë hasur një shtetas 29-vjeçar kosovar në vendngjarje, sipas njoftimit për shtyp.

Ai kishte pësuar lëndime të rënda në fytyrë dhe qafë, me sa duket të shkaktuara nga një objekt i mprehtë. Pasi mori trajtimin fillestar mjekësor, ai u dërgua menjëherë në spital, shkruan stgallen24.ch.

Të tre shtetasit zviceranë të dyshuar si të përfshirë në grindje, të moshës 17, 23 dhe 26 vjeç, fillimisht ikën nga vendi i ngjarjes, por u ndaluan dhe u arrestuan aty pranë pak më vonë, shtohet në deklaratë, përcjell albinfo.ch.

Policia e Kantonit të St. Gallenit, nën drejtimin e Zyrës së Prokurorit Publik të Kantonit St. Gallen, ka filluar hetimin e krimit.

Share This Article