Rreth orës 18:30, në pedonalen e Bathores, Kamëz, është raportuar një konflikt mes disa personave, përfshirë edhe të mitur, që dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta.
Sipas informacioneve paraprake të policisë, pesë shtetasit kanë pësuar lëndime të lehta, dyshohet nga përdorimi i një mjeti të mprehtë.
Të lënduarit janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkaq, shërbimet e Policisë së Shtetit kanë shoqëruar disa shtetas të përfshirë në incident, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.
Autoritetet kanë njoftuar se hetimet janë në vazhdim për të përcaktuar shkaqet e sakta të konfliktit dhe përgjegjësitë e personave të përfshirë.
“Rreth orës 18:30, tek Pedonalja e Bathores, dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta disa te mitur. Gjatë konfliktit kanë marrë dëmtime të lehta 5 shtetas, dyshohet me mjet të mprehtë, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa shtetas, ndërsa Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.