ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Real Madrid denoncon në FIFA arbitrat spanjollë, ja statistika që tregon anomalinë dhe krahasimi me Barçën 2 hours ago
Ambasadori ukrainas në Shqipëri pëson infarkt, transportohet në spital 2 hours ago
Nga Marilyn Monroe te Joan Crawford, rilindja e bizhuterive të kostumeve dhe ndikimi i tyre nga Hollivudi 2 hours ago
“Zagreb 2025”/ Chermen Valiev kalon mes 16 më të mirëve, rivali i radhës do të jetë belgu Veliev 2 hours ago
Shpërthen cisterna në Meksikë, humbin jetën 13 persona 3 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Plani anti-gomone Starmer-Macron, mund të “mbytet” para se të aplikohet!

albnews by albnews
15 July, 2025
in Bota, UK
0
Plani anti-gomone Starmer-Macron, mund të “mbytet” para se të aplikohet!
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Duket sikur karma do ndjekë kryeministrin britanik në planin e tij dëshpërues për frenimin e kalimeve ilegale dhe mbërritjen deri më tani të rreth 22 mijë emigrantëve me gomone nëpër La Mansh, siç bëri ai me planin e Ruandës nga ish-kryeministri Boris Johnson.

Skema pilot e arritur me dhimbje me presidentin francez Macron, në Londër, për “shkëmbim kokë më kokë” të rreth 50 emigrantëve në javë si fillim, që nënkupton 6 për qind të të ardhurve, kur 94 për qind të tjerët do t’i shpëtojnë përzevolit anglo-francez të hedhur në ujërat e La Manshit, me shumë gjasa do të sfidohet ligjërisht nga po të njëjtat shoqata pro emigrantëve që luftuan me sukses skemën e Boris Johnson për dërgimin e emigrantëve të mbërritur në Britani drejt shtetit afrikan të Ruandës, 9 orë larg nga Londra me avion.

RelatedPosts

Shpërthen cisterna në Meksikë, humbin jetën 13 persona

Britania nis javën tjetër fluturimet e para për kthimin e emigrantëve klandestinë në Francë

Skandal erotik në Angli/ Mjeku lë pacientin në sallën e operacionit për të bër seks me infermieren: Isha i stresuar!

Këtyre shoqatave mund t’u bashkohet, nëse kanë fat, edhe Komisioni Evropian, pasi Brukseli ka paralajmëruar se po e vlerëson nëse kjo skemë anglo-franceze përputhet me frymën dhe ligjin evropian, ndërkohë që qeveri si ajo italiane raportohet se kanë dyshime të mëdha për ligjshmërinë e një skeme të tillë rikthimi refugjatësh. Aq më tepër kur, nëse zbatohet kjo skemë, shumë emigrantë do mund të rikthehen në Itali.

Shoqata pro emigrantëve hodhën poshtë, nën nënqeshje, çdo sugjerim se një plan i tillë do të vepronte si faktor frenues për rikthimin e emigrantëve sërish drejt Francës, siç parashikohet në skemën pilot. Downing Street në Londër këmbëngul se plani kontravers “kokë më kokë” është një marrëveshje mbi baza të forta ligjore dhe se Brukseli e mbështet atë.

Me një verë përvëluese britanike, ku e premtja është regjistruar si 11 korriku më i nxehtë historikisht në Britani, dhe me ujëra të qeta në La Mansh, ku këto kohë mbi 600 emigrantë mbërrijnë thuajse çdo ditë me gomone nga Franca dhe kur sikur sot të fillojë një sfidë ligjore nga një emigrant nëpër gjykatat britanike, do të duhet rreth një vit që të shqyrtohet rekursi ligjor, Britania do të vazhdojë të mbetet, e një Zot e di për sa kohë, një breg detar, ku të ardhurit do jenë minimalisht 94 për qind më shumë se 6% e rikthyer.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Real Madrid denoncon në FIFA arbitrat spanjollë, ja statistika që tregon anomalinë dhe krahasimi me Barçën

Real Madrid denoncon në FIFA arbitrat spanjollë, ja statistika që tregon anomalinë dhe krahasimi me Barçën

14 September, 2025
Ambasadori ukrainas në Shqipëri pëson infarkt, transportohet në spital

Ambasadori ukrainas në Shqipëri pëson infarkt, transportohet në spital

14 September, 2025
Nga Marilyn Monroe te Joan Crawford, rilindja e bizhuterive të kostumeve dhe ndikimi i tyre nga Hollivudi

Nga Marilyn Monroe te Joan Crawford, rilindja e bizhuterive të kostumeve dhe ndikimi i tyre nga Hollivudi

14 September, 2025
“Zagreb 2025”/ Chermen Valiev kalon mes 16 më të mirëve, rivali i radhës do të jetë belgu Veliev

“Zagreb 2025”/ Chermen Valiev kalon mes 16 më të mirëve, rivali i radhës do të jetë belgu Veliev

14 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result